Lajmi i keq është se nuk ka pilulë magjike ose supë mrekullie që do të “forcojë” imunitetin tonë kundër koronavirusit. Lajmi i mirë është se ka shumë mënyra se si mund t’i japim sistemit tonë imunitar mundësinë më të mirë të mundshme për të vepruar në nivelin e tij optimal.
-Mundohuni të ndiqni një regjim ushqimor të pasur me fruta dhe perime, pasi sidomos perimet janë shumë të vlefshme nëse konsumohet të pagatuara.
-Edhe pse mund të ndodheni mbyllur në shtëpi bëni mirë të përfitoni nga koha e mirë dhe të merrni disa rreze dielli në dritare ose në ballkon pasi Vitamina D ndihmon shumë në forcimin e sistemit tuaj imunitar.
-Edhe pse mund t’iu duket e vështirë për t’u realizuar, një dush i ftohtë bën “magjira” për imunitetin tuaj, pasi ai rrit rezistencën tuaj ndaj stresit dhe ankthit.
-Gjatë kohës së karantinës keni mundësi të dilni pak kohë nga shtëpia edhe pse me maska e dorashka sërish ju mund të përfitoni nga ajri i pastër i cili ju bën mirë si për humorin ashtu edhe për fizikun tuaj.
-Konsumoni sa më shumë probiotik, të ndodhura në ushqime të tilla si lakra, turshi, djath ose buka me fara. Antikorpet e ndodhura në to ju ndihmojnë të përmirësoni sistemin tuaj imunitar.
-Mos harroni të respektoni oraret tuaja të gjumit pasi një gjumë i mirë është celësi i një jete cilësore dhe të shëndetshme.
-Konsumoni supë pule pasi sipas specialistëve përmban përbërës të tillë që ndihmojnë në forcimin e qelizave të imunitetit të njeriut.
Burimi / http://www.scan-tv.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.