Dëshmi

November 9, 2021 | 8:50

“S’pendohem nëse s’e vesh fustanin e bardhë”- Klodiana Shala rrëfen problemet dhe “presionin” për t’u martuar

Klodiana Shala ka rrëfyer në media momente nga jeta e saj si atlete dhe se çfarë ndodhi me të pas operacionit që zhvilloi në shtyllën kurrizore, i cili i ndryshoi totalisht gjithë rrjedhën e jetës. 

klodiana shala (1)

Plot 3 operacione të zhvilluara njëri pas tjetrit, ku në dy prej tyre ishte me të afërmit e saj dhe në njërin iu desh të zgjohej e vetme në prani të mjekëve.

klodiana shala (5)

Ndër të tjera Klodiana Shala tha se shpejt do të bëjë sërish një tjetër operacion. Ajo tregoi se sportin e ka bërë për të parë deri ku do shkonte pasi ana financiare për to ka qenë zero.

klodiana shala (4)

Sipas saj, jashtë sportistët vlerësohen shumë, ndërsa këtu e kundërta. Ajo shtoi më tej se një lidhje nuk mund ta mbajë për hatër të të tjerëve: “Unë nuk bëj kurrë asgjë me zor. Nuk bëj dot asgjë me zor në jetë, edhe pse mami më thotë martohu”. 

Klodiana Shala as nuk e ka menduar dasmën asnjëherë dhe nuk do ta ketë pishman nëse do ta veshë apo jo fustanin e bardhë.

klodiana shala (2)

 

Burimi / PanoramaPlusOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top