Spinaqi ka dyfishin e fibrës që kanë perimet tjera të gjelbra. Është i pasur me vitamina A dhe K, si dhe është burim i mirë me hekur dhe folate. Spinaqi ofron antioksidues që ndihmojnë shëndetin e zemrës, luftojnë kancerin dhe ndihmojnë të keni sy të shëndetshëm. Por, edhe nëse zihet në temperatura të larta, ai nuk i humb aspak vetitë e tij të dobishme, prandaj nuk ka rëndësi se si e konsumoni, por me rëndësi është që ai të gjendet në dietën tuaj.
• Spinaqi ndihmon në trajtimin e anemisë
• Spinaqi i bën eshtrat tuaja më të forta
• Ka veti që ju mbron nga sëmundja e kancerit
• Përmirëson shikimin
• Është ndihmesë shumë e mirë në luftimin e kolesterolit të lartë dhe humbjen e peshës
• Ndihmon në lehtësimin e sëmundjes së astmës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.