Këshilla & Arsye

August 28, 2016 | 8:32

Spinaqi dhe vezët shtojnë reflekset e menjëhershme

Spinaqi mund të jetë “kura” për reflekset e menjëhershme. Duke lënë mënjanë këshillimin në fushën e gastronomisë, kërkuesit e Universitetit në Leida në Holandë kanë zbuluar një grup ushqimesh që mund t’u japin një hov më tej reagimeve nervoze dhe muskulare.

Spinaqi, vezët, pula, gjeli, soja, arrat, avokado, bananet përmbajnë tiroksinë, një aminoacid i nevojshëm për “ndërtimin” e hormoneve të tiroideve dhe neurotransmetuesve si dopamina dhe norepinefrina. Një sasi më e madhe tiroksine garanton një lidhje më të shpejtë me stimujt nervorë. Për të verifikuar këtë hipotezë, në studimin e botuar në “Neuropsychologia”, studiuesit i ofruan një grupi njerëzish pije me sasi të lartë tiroksine. Menjëherë ata vunë re se pjesëmarrësit patën përmirësim të dukshëm të reflekseve të tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top