Posta

August 27, 2016 | 10:10

S’po mësohem dot me pamjen e re

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Nuk po arrij të mësohem me imazhin e ri. Para disa kohësh pësova një aksident me motor dhe pasojat ishin të rënda. M’u desh që, përveç ndërhyrjes kirurgjikale në krahun e dëmtuar, të operoja dhe hundën, e cila gjithashtu më la gjurmë. Pra, imazhi im ka ndryshuar. Më duket si një lloj jopërshtatje me veten time. Andaj, kur jam mes të afërmish apo miqve më duket se nuk ambientohen dot me tiparet e mia. Sikur nuk jam unë. Si mund ta kaloj këtë ndjesi?

 

Përgjigje:Imazhi ynë ndërtohet nga ajo që mendojmë për veten tonë. Kam rastisur të takoj gra, të cilat kanë qenë shumë të dobëta para disa vitesh e më pas, pas lindjes së parë, kanë shtuar shumë në peshë. Kur i kam pyetur se si ndiheshin, ato më kanë thënë se: “vazhdojmë të blejmë rroba me masë të vogël, se ende nuk e kemi ndryshuar imazhin për veten, akoma mendojmë se jemi të holla (duke qeshur)”. Sigurisht, – mendova unë, – njeriu krijon për një kohë të gjatë imazhin për veten, nga ajo sikurse është realisht. Kur ne ndryshojmë një pjesë të fizikut tonë, bashkë me të do të duhet t’i japim kohë edhe mendimit të ndryshojë. Adoleshenca sjell ndryshime fizike shumë të shpejta dhe neve na duhet kohë të përshtatemi me ato. Jepini kohën e duhur vetes suaj, mendimit tuaj, të përtypë informacionin e ri. Jam e sigurt se, pasi pasqyra reale dhe ajo që njerëzit do të thonë çdo ditë t’ia kenë treguar vetes në mënyrë përsëritëse, atëherë vetja do të marrë sinjalin se ka ardhur koha të ndryshojë koncept. Kështu, mendimi për veten do të ndryshojë e do të filloni ta pranoni “hundën” tuaj të re, me të cilën jam e sigurt që duhet të dukeni mjaft mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top