Këshilla & Arsye

February 8, 2018 | 11:00

Sporte dimërore për të qëndruar në formë

A nuk është e vërtetë se i ftohti i dimrit na bën mjaft dembelë për t’u kujdesur për trupin tonë? Por ka disa sugjerime që edhe në dimër të zgjidhni sportin e duhur për të mbajtur trupin në formë.

Nuk është e nevojshme që të rrish të mbash radhën për të shkuar në palestër pasi dimri ka sporte të tjera që mund të praktikohen brenda dhe jashtë. Katër ndër të cilat sugjerohen janë: Ski, ngjitje, tenis, ushtrime.

Disa arsye se përse duhet t’i provoni patjetër këto:

2

SKI

Ky sport jo vetëm që ju lejon të mbani të trajnuar të gjithë muskujt e trupit, por është gjithashtu një aktivitet shumë i këndshëm që do t’ju japë momente të këndshme me miqtë tuaj.

Ski zgjat mesatarisht 3 deri në 4 orë dhe konsiston te ecja mbi borë, pavarësisht se ecja mund të duket e thjeshtë si ushtrim ajo ju vë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit dhe ju bën që të ndiheni më të gjallëruar.

3

NGJITJA NE MUR

Ky është një sport mjaft i praktikuar si te fëmijët ashtu dhe tek të rriturit dhe fal një kënaqësi të vazhdueshme. Ngjitja është jashtëzakonisht efektive për mbajtjen e trupit në formë. Lëvizja e vazhdueshme muskulare përqendrohet më shumë në këmbë, krahë dhe bark. Nuk është çudi që sapo të arrini në krye muskujt të dridhen pak, por mësoheni shpejt me këtë gjë.

Ngjitja në një mur është një mënyrë e përkryer për të lehtësuar stresin dhe për t’u fokusuar në qëllimet tuaja.

4

SQUASH

Ky është një sport dimri që luhet brenda dhe që është i ngjashëm me tenisin. Ajo që duhet të dimë rreth kësaj loje është se ajo është e bazuar te shpejtësia, zhvillohet brenda një palestre dhe konsiston tek hedhja e topit kundër murit në mënyrë që tjetri nuk mund ta nisë nga ana tjetër. Nëse në fillim do të duket e komplikuar, do të gjeni se është shumë e thjeshtë dhe shumë sfiduese.

USHTRIME

Një tjetër aktivitet popullor për ata që duan të stërviten jashtë është të ushtruarit!

Shkuarja në natyrë dhe bërja e lëvizjeve të shëndetshme është ajo që ju duhet për të mbajtur trupin në formë, duke tonifikuar barkun, supet dhe hijet.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / www.donnamoderna.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top