Studim

October 30, 2019 | 8:35

Sporti para mëngjesit, djeg dy herë më shumë yndyrë

Sporti para mëngjesit përshpejton metabolizmin dhe djeg dy herë më shumë yndyrë, sipas një studimi të botuar në “Journal of Endocrinology Clinical and Metabolism”

Të ushtruarit përpara mëngjesit është i mirë për metabolizmin sepse djeg dy herë më shumë yndyrë dhe mban nën kontroll sheqernat, duke përmirësuar përgjigjen ndaj insulinës. Sondazhi, i realizuar bashkërisht nga universitetet e Birmingham dhe Bath dhe i botuar në ” Journal of Clinical Endocrinology and Metabolism”, u ndoq nga tridhjetë vullnetarë obezë, për gati dy muaj, të cilët kishin ngrënë ose jo përpara çiklizmit. Ata që ishin ushtruar me stomak bosh, digjnin dy herë më shumë yndyrë sesa shokët e tyre me stomak plotë.

Të dy grupet ndoqën të njëjtën dietë dhe aktivitet, me ndryshimin e vetëm mëngjesin, para dhe pas. Studiuesit më pas gjetën kontroll më të mirë të sheqerit tek ata që nuk kishin ngrënë. Në lidhje me peshën, humbja e peshës ishte e njëjtë në të dy 2 grupet. Në sajë të kësaj, autorët pohojnë, “efekti pozitiv dhe i thellë në shëndet mund të demonstrohet”, pasi para një humbje identike në peshë, ata që nuk kishin ngrënë mëngjes digjnin dy herë më shumë yndyrë.

Sidoqoftë, nëse nuk mund të bëni aktivitet sportiv, mund të pini një kafe – me të mirat dhe të këqijat e saj (shpejton thithjen e karbohidrateve, por rrit dehidratimin) – ose një pije, lëng ose çaj i shoqëruar me karbohidrate lehtësisht të tretshëm.

 

 

Burimi / https://www.dissapore.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top