Nga:Sonila Gruda
Psikologe Zhvillimi
Është kthyer në një rutinë, që fatkeqësisht po përhapet gjithnjë e më tepër persekutimi nga ana e dikujt, lehtësuar edhe nga përdorimi i celularëve, gjë e cila e thjeshtëzon gjithnjë e më tepër ushtrimin e një presion psikologjik, duke na detyruar që të justifikojmë sjelljen tonë. Njerëz që na telefonojnë në çdo moment, që na shkruajnë, që këmbëngulin për të na takuar, që kërkojnë vazhdimisht përsenë e sjelljeve tona, që na detyrojnë të gjejmë justifikime nëse nuk u përgjigjemi këmbënguljeve të tyre. Shpesh kjo lloj sjelljeje na privon nga të zgjedhurit lirisht kë të takojmë dhe ku të shkojmë, çfarë të bëjmë dhe cilat interesa të ndjekim. Edhe pse nuk mjafton thjesht “këmbëngulja” për t’u gjendur në një situatë përndjekjeje duhet të bëjmë kujdes nga këto sjellje, pasi janë baza e një qëndrimi psikologjik kompleks që identifikohet nën emrin “stalking”, element shumë i rrezikshëm ky.
Stalking vjen nga paaftësia për të qëndruar vetë në këmbë, mungesa e një qëndrimi, duke bërë që fiksimi ndaj tjetrit të kthehet në obse-sion. Pretendohet se e posedojmë tjetrin dhe duam të jemi të infor-muar rreth çdo veprimtarie, rreth njerëzve që takon, dhe të jemi në qendër të vëmendjes së tij. Mund ta krahasojmë këtë sjellje me atë të një çrregullim obsesiv-kompulsiv: të fiksuar nga objekti që shihet si “dëshirë ” patologjike, që për stalker-in bëhet i rëndësishëm aq sa ajri që thith, ku nuk mund ta privojë veten nga dëshira për ta pose-duar dhe arrirë. Në qoftë se nuk ia del të ketë sukses është i gatshëm që ta shkatërrojë atë.
Por, a janë të dënueshme këto sjellje? Çfarë mund të bëhet për ata që veprojnë në këtë mënyrë? Stalking është një krim dhe si i tillë është i dënueshëm me ligj. Fjala “stalking” vjen nga anglishtja dhe nënkupton ato qëndrime nëpërmjet të cilave një person përndjek një tjetër me ndërhyrje, vëzhgime, me përpjekje të vazhdueshme për
të komunikuar me të, të përsëritura dhe të padëshirues-hme, si për shembull: letra, telefonata, e-maile, mesazhe, aq arrijnë të provokojnë te “viktima” ndjesitë e ankthit dhe frikës, me një frekuencë aq sa të shpeshtë dhe të qënd-rueshme, duke ia bërë të pamundur rrjedhën normale të ekzistencës së tij. Stalker-at duan ta kenë gjithnjë nën kon-troll viktimën e tyre.
Siç thamë më lart kjo fjalë e ka prejdhjen nga anglishtja “përndjek”. Stalkeri mund të jetë një i njohur, një koleg, një i huaj ose siç ndodh në shumicën e rasteve mund të jetë një ish-partner. Në përgjithësi ata veprojnë në këtë mënyrë për të rifituar raportin e mëparshëm ose për t’u hakmarrë për braktisjen e pësuar, të shtyrë nga dëshira për të rifituar raportin e mëparshëm ose për të marrë hak nga padrejtës-ia që kanë pësuar. Disa stalkera kanë si qëllim stabilizimin e një marrëdhëni-eje sentimentale. Këta janë individë që përgjithësisht kanë vështirësi për të instauruar një marrëdhënie normale. Të tjerë, mund të vuajnë nga çrregullime të rënda mendore që i bëjnë të besojnë me bindje të plotë ekzistencën e një marrëdhënieje, që realisht nuk ekziston, ose në mun-dësinë e krijimit të një marrëdhënieje të tillë. Personat që kanë probleme të ndërveprimit shoqëror, veprojnë në këtë mënyrë, duke e imponuar praninë e tyre dhe duke këmb-ëngulur edhe në rastet kur marrin përgjigje negative. Stalking është një krim që mund të bëjë dhe një një femër kundrejt një mashkulli. Shpesh e lidhim fjalën stalking me dhunën fizike, por janë dy gjëra të kundërta. Mendohet se janë vetëm femrat viktima të stalking. Stalking është një dhunë psikologjike, kërcënim, vëzhgim i vazhdueshëm, që nuk ka lidhje me dhunën fizike. Ka shumë raste ku stalkera janë femrat si ndaj së njëjtës gjini ashtu dhe ndaj gjinisë së kundërt.
Kemi të bëjmë me stalking siç e theksuam më sipër, kur shpeshtësia e sjelljeve të tilla është aq e lartë sa që pen-
gon dhe kompromenton jetën e përditshme si të asaj fa-miljare, miqësore apo të punës. Në përgjithësi këto sjellje vazhdojnë për muaj të tërë, duke e kthyer viktimën në të pafuqishme për të reaguar, duke qëndruar e shtypur në situatën e krijuar, që shpesh e justifikon si paaftsi ose duke fajësuar veten.
Nga momenti që jo të gjitha situatat e lidhura me stalking janë të njëjta, nuk bëhët i mundur përgjithësimi i modeleve sjellore mbrojtëse, pasi duhet të përshtaten me rrethanat dhe llojet e ndryshme të persekutorëve. Megjithatë, ka disa rregulla të dobishme: Së pari, nuk duhet mohuar problemi. Shpesh, pasi askush nuk dëshiron të konsiderohet “viktimë”, lind tendenca e sh-mangies dhe njohjes e të qenit në rrezik, duke nënvlerësuar rrezikun dhe duke ndihmuar në këtë mënyrë stalkerin. Hapi i parë ka të bëjë me njohjen e problemit dhe me marrjen e masave paraprake mbrojtësi në krahasim me ata persona që nuk e kanë ketë problem. Është e nevojshme informimi mbi këtë problem për të kuptuar rreziqet reale. Në qoftë se ngacmimi ka të bëjë me kërkesën për të fil-luar ose rifilluar një lidhje të padëshiruar është e nevoj-shme të jeni të qëndrueshëm kur thoni JO, duke qenë sa më të qartë. Përpjekje të tjera për ta bindur përndjekësin këmbëngulës, duke përfshirë interpretime të improvizuara psikologjike që e përshkruajnë si një person që ka nevojë për ndihmë dhe kura, do të interpretohen si një reagim ndaj sjelljes së tij, pra përfaqësojnë përforcime. Edhe kthi-mi mbrapsht i një dhurate të padëshiruar, një telefonatë e zemëruar apo një përgjigje negative ndaj një letre janë sinjale që përforcojnë sjelljet e tij. Sjellje shumë efikase për t’u mbrojtur nga rreziqet e agresioneve janë ato ku dilni duke mos respektuar rutinën e përditshme, në orare ku ka shumë njerëz dhe duke mos frekuentuar apo mos shkuar në vende të izoluara, duke adoptuar një qen të trajnuar për mbrojtje, rrugë kjo që ka dhënë efekte pozitive përsa i përket mbrojtjes nga sulmet dhe për të rritur ndjenjën e sigurisë.
Nëse ngacmimet janë telefonike, mos ndërroni numër. Edhe në këtë rast frustrimi do të rriste motivimin e përn-djekësit. Do ishte mirë që të mbanit një linjë të dytë te-lefonie, duke ia lënë të vjetrën ngacmuesit ku ai mund të vazhdojë të telefonojë, duke e hequr zilen dhe duke ulur në mënyrë graduale rastet që i përgjigjeni në telefon. Për t’i dhënë dëshmi policisë, mos u rrëmbeni nga zemërimi apo frika, por mundohuni që të mblidhni sa më shumë të dhëna për shqetësimet e shkaktuara. Është e nevojshme që të mbani një celular të dytë për të telefonuar në raste emergjente. Nëse mendoni se po ju ndjekin ose se jeni në rrezik , mos u drejtoni drejt shtëpisë suaj apo të një miku, por drejtohuni te forcat e rendit, të cilët merren me këto çështje.
Një këshillë që duhet të marrim në konsideratë është që të gjejmë persona të besuar dhe të flasim me ta për vës-htirësitë dhe problemet tona. Në qoftë nuk arrini të gje-ni persona të tillë në miqësitë tuaja për të diskutuar për problemet që hasni dhe që keni vështirësi të menaxhoni, atëherë mund t’u drejtoheni insitucioneve përkatëse. Përv-eç qendrave që ofrojnë konsulta të ndryshme, mund të gjeni dhe të bëheni pjesë e projekteve të ndryshme terri-toriale kundër STALKING ku mund të gjeni mbështetje.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.