Statinat, ilaçet më të famshme kundër kolesterolit, zvogëlojnë rrezikun kardiovaskular edhe pas moshës 75 vjeç dhe për këtë arsye duhet të merren nga të moshuarit, thuhet në një studim të botuar nga revista ”Lancet”.
Për studim janë shqyrtuar rezultatet e 28 rasteve klinike, në një kampion prej 187 000 pacientësh, nga të cilët pothuajse 15 000 mbi moshën 75-vjeçare.
Për çdo rast të mjekimit të “kolesterolit të keq” me statinë, rreziku i ngjarjeve të rënda vaskulare u ul me rreth një të pestën për të gjitha moshat, dhe për ata që në mënyrë specifike kanë pasur probleme koronare, u ul me 25%.
Për iktuset dhe për ndërhyrjet e futjes së stendave apo bay-paseve koronare rreziku qëndron i njëjtë për të gjitha moshat.
“Statinat janë një ilaç i dobishëm dhe arrijnë të zvogëlojnë rrezikun e sulmeve në zemër dhe iktuseve edhe te pacientët e moshuar’’, theksuan studiuesit.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.