Ju pëlqen të konsumoni fruta të thata para se të hani një vakt ushqimor, por kjo nuk ju ndihmon vërtet drejt qëllimeve tuaja për humbjen në peshë. Pra, çfarë mund të bëni? Ka vetëm gjë! Stikat, ato jo vetëm ju ndihmojnë të humbni peshë, por edhe të përfitoni, si një ushqyes që ndihmon nervat dhe zemrën tuaj. Për shkak të vlerës së tyre ushqyese, mund t’i quash edhe një “super ushqim”.
Stikat mbështesin dietën tuaj
Shumë njerëz i duan stikat si një meze e lehtë mes vaktit, por, për shkak të vlerës së tyre të lartë kalorike, ato gjithashtu njihen për yndyrën që përmbajnë. Megjithatë, shkencëtarët kanë gjetur se stikat janë një super ushqim i vërtetë. Nga njëra anë, ato janë shumë të shëndetshme, por nga ana tjetër, 100 gramë stika përmbajnë 600 kalori.
Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se sikat nuk ju shëndoshin. Mund të mbështetni tek ata me anën e një diete, pasi trupat tanë nuk e përdorin një pjesë të madhe të acideve yndyrore të gjetura në stika. Megjithatë, stikat përmbajnë shumë proteina dhe fibra, gjë që i bën ato të reduktojnë oreksin tuaj për ushqime jo të shëndetshme. Nëse jeni mbipeshë, nuk duhet të heqësh dorë nga stikat, sepse mund të mbështesin dietën tuaj, por thjesht nuk duhet të hani shumë.
Efektet pozitive të mikroushqyesve
Stikat nuk përmbajnë vetëm yndyrë. Ato janë gjithashtu të pasura me kalium, hekur, vitamina të ndryshme, acid folik dhe fibra. Për shkak të vlerave të tyre ushqyese, ato janë të shkëlqyera për trupin tuaj, dhe vitamina B e gjetur në to, është e shkëlqyer gjithashtu për forcimin e sistemit nervor. Stikat kanë një efekt parandalues në sistemin tuaj kardiovaskular dhe mund të parandalojnë kancerin. Përveç kësaj, ka fibra të cilat ndihmojnë në tretje.
Stikat janë shumë të këshilluara për shtatzënat, sepse përmbajnë acid folik.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi www.apost.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.