Jetojmë gjithnjë e më gjatë, por rrezikojmë të përballemi me sëmundje gjithnjë e në rritje, për shkak të jetesës pak të shëndetshme. Në këtë përfundim ka arritur një studim i “University of Southern California” në Los Angeles.
Nga viti 1970 deri në vitin 2005, sipas studiuesve, mundësia e një 65-vjeçari të jetojë deri në 85 vjeç është dyfishuar, duke kaluar nga 20% në 40%. Por nëse një mashkull 20 vjeç, në vitin 1998 shpresonte të jetonte edhe 45 vite të tjera pa kaluar sëmundje të rënda, një 20-vjeçar sot ka në dispozicion vetëm 43.8 vjet. Ndërsa nëse një grua, në vitin 1998 kishte edhe 49.2 vjet jetë, sot ka 48 vjet. Janë pakësuar edhe vitet e jetuara pa vështirësi motorrike: 2 për meshkujt dhe 2.5 për femrat.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.