Thekët dhe teminat kthehen më dominuese se kurrë më parë, një kombinim i padiskutueshëm për festat e Krishtlindjeve
T’i urresh është e pamundur. Megjithatë, të biesh në dashuri me to, është shumë e lehtë. Thekët dhe teminat kthehen më dominuese se kurrë më parë, një kombinim i padiskutueshëm edhe për festat e Krishtlindjeve. Duke i lënë pas të gjitha, ju e dini që nëpër festa i duhet kushtuar rëndësi veshjes nëse dëshironi të shmangni efektin e pemës së Krishtlindjeve. Sidoqoftë, domosdoshmëria është ende e ndritshme, ngjyrat, thekët dhe teminat, të cilat janë rikthyer falë stilit të tyre të metalik dhe shkëlqimit verbues.
Në këtë kuptim, stilet e dimrit nuk janë kursyer. Trendi që ka qenë gjatë sezonit pranverë-verë 2018, thekët dhe tminat, stilistët i kanë sjell sërish në krye të tendencave kryesore të sezonit të dimrit. Ndër stilistët që e kanë përkrahur këtë stil, përmendim Christopher Kane, Richard Malone, Tom Ford dhe Alexander McQueen.
Ato shtrihen në përpjesëtim me ngjyrat e kuqe, thekët mbështesin në mënyrë të përkryer siluetën, pa e shtrembëruar apo deformuar atë. Teminat në stilet rockabilly dominojnë nga Tom Ford, i cili luan me ngjyra të forta, printime të kafshëve dhe mozaik shumëngjyrësh të viteve ‘80, duke i përshtatur ato me stilime mashkullore.
Nëse doni të shkoni në anën e sigurt për Krishtlindje dhe Vitin e Ri zgjidhni ngjyrë ari dhe argjendi, sipas traditës. Në vend të kësaj për të qenë në qendër të vëmendjes është më mirë të preferoni ngjyrën e zezë me të gjelbër, të bardhë ose përzierje të disa ngjyrave. Ata që mendojnë se teminat janë të ekzagjeruara mund të hiqni dorë, duke i zëvendësuar me aksesorë pak të qëndisur. Ose zgjidhni thekët. Ngjyrat sezonale janë ato të ngrohta, si gështenja dhe ngjyrë uthulle. Kush nuk ka frikë, mund të zgjedhë totalin e kuq. Suksesi është i garantuar.
Burimi / http://www.today.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.