Lifestyle

April 3, 2018 | 10:08

Stilisti italian jep disa këshilla, për veshjen e meshkujve shqiptarë

I ftuar dje në “Vila 24”,në emisionin e mëngjesit në News24 ishte stilisti i njohur italian Massimo Garbin, i cili ka treguar shumë për modën në përgjithësi dhe atë në veçanti. Krahas këtyre ai ka dhënë edhe disa këshilla për mënyrën e të veshurit, për meshkujt shqiptarë.

“Moda imponon disa stile që nuk janë personale apo të personalizuara dhe si rrjedhojë nuk shpreh karakterin e personave. Si stil imponohet një mënyrë të veshuri që ndiqet nga masa, ndërsa unë merrem me persona, me personalitete e me shijen e hollë, mbi të gjitha bashkëkohore. Nuk shoh askënd që të ketë guxim dhe të përqafoj modelet ekstreme qoftë në veshjen e përditshme dhe në atë në punë”- është shprehur Massimo.

Ajo që i duhet modës janë disa impulse të forta, që më pas të mbeten thjesht bluzat dhe xhinset. Në fund kjo është ajo që duan të shesin. Duan të jenë të ekzagjeruar, ka shtuar më tej ai.

Përsa i përket asaj që i përkrah më tepër ai shprehet: “Unë merrem me shijen e hollë, me tendencat aktuale të veshjeve të përditshme për në qytet dhe jo me modën e ekzagjeruar që nuk e vesh njeri. Duhet kultivuar shija aq sa të mund të jemi më pas të pavarur e të mund të vendosim për veten tonë e të kuptojmë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar”.

Ja se çfarë ai këshillon:

Hapi i parë për të qenë i respektuar është që të kesh look të respektueshëm. Ja pse them se xhinset e  nuk japin një përshtypje të mirë në fillim, t-shirt me kafka, që natyrisht kanë dalë plotësisht nga moda, nuk jep një sens besimi tek ata që takon për herë të parë. Përshtypja e parë vlen shumë, prandaj duhet të jemi gjithnjë të përgatitur e të rregullt.  Nuk mund të flas as për gjëra të ekzagjeruara, sepse të veshur si manekinë mund të shkojmë vetëm në disa vende të caktuara“.

Ndërsa në lidhje me jetë e përditshme Massimo thekson se kemi shumë stile që mund të imitohen, të personalizohen, jo vetëm në bazë të sugjerimeve që unë jap, por edhe duke shtuar disa aksesorë.

https://www.youtube.com/watch?v=DkXsNsTTgks&feature=youtu.be

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top