Sheqeri është vetëm një anë e monedhës, për aq kohë sa problemet e sheqerit në gjak janë shqetësuese. Stimulantët dhe stresi janë ana tjetër. Nëse niveli juaj i shqerit bie, ekzistojnë dy mënyra për ta rritur atë. Njëra është, duke konsumuar më shumë glukozë, dhe tjetra është duke rritur nivelin e hormoneve të stresit, adrenalinë dhe kortizol. Ekzistojnë dy mënyra që ju mund të rrisni adrenalinën dhe kortizolin: duke konsumuar stimulant – çaj, kafe, cokollatë ose cigare – ose të reagoni në mënyrë stresuese, duke shkaktuar një prodhim të adrenalinës. Duke kuptuar këtë gjë, ju mund të mësoni shumë lehtësisht sesa e thjeshtë është të arrini në ciklin e stresit, sheqernave dhe stimulantëve. Kjo do të ju bëjë që të ndiheni të lodhur, në depresion dhe të stresuar në pjesën më të madhe të kohës.
Ja se cfarë ndodh.
Nëpërmjet sheqernave të tepërt, stresit dhe stimulantëve ju humbisni kontrollin e sheqernave në gjak dhe ngriheni cdo mëngjes me nivele të ulët sheqernash dhe me shumë pak adrenalinë për të përballuar ditën. Kështu që, duhet të përshtasni një nga strategjitë e mëposhtme: Ose mundohuni që të rrisni nivelin tuaj të adrenalinës në mënyrë që të keni energji për të përballuar ditën. Ose qëndroni shtrirë në krevat dhe filloni të mendoni se cfarë keni bërë gabim. Ju do të filloni që të shqetësoheni për cdo gjë që ju keni bërë, nuk keni bërë ose që do të bëni. Pas 10 minutash, pasi ju keni menduar, merrni pak adrenalinë dhe ngrihuni nga krevati. Kafeina ju bën që të ndiheni të lodhur Ja ku qëndron ironia.
Arsyeja që pse njërezit pinë kafe në mëngjes ndodh sepse i bën ato që të ndihen më mirë, më energjik. Por, Dr. Peter Rogers, një psikolog në Universitetin Bristol në Angli, bën pyetjen, a mundet kafeina që me të vërtetë të rrisë energjinë tonë dhe performancën mendore?
Kur ai bëri kërkime, arriti në përfundimin, që pas konsumimit të kafes, përdoruesit e kafës nuk ndiheshin shumë mirë në krahasim me njerëzit që nuk kishin pirë asnjëherë kafe. Konsumuesit e kafes ndiheshin më mirë sesa ishin kur u ngritën në mëngjës. Në fjalë të tjera, kafeja është drogë. Kafja jo vetëm që të tërheq por përkeqëson edhe performancën mendore. Ai zbuloi që përdoruesit e moderuar në të lartë të kafesë kishin nivele të larta ankthi dhe depresioni dhe konsumuesit e tepërt të kafesë kishin probleme të lidhur me stresin, ashtu sikundër edhe performancë të dobët. Lista e niveleve të kafeinës në një numër të njohur produktesh.
Produkti
Përmbajtja e kafeinës
- Koka kola klasike 350ml 46 mg
- Koka Kola dietike 46 mg
- Red bull 80 mg
- Kakao e ngrohtë 150 ml 10 mg
- Kafe 150 ml 40 – 105 mg
- Kafe e filtruar 110 – 150 mg Kafe (Starbucks) e madhe 500 mg
- Kafe dekafeinato 150ml 0,3 mg
- Çaj 150 ml 20-100 mg
- Çaj jeshil 20-30 mg
- Kek çokollate një fetë 20 – 30 mg
- Çokollatë e zezë 28g 5 – 35 mg
- Pilula kafeinike 50 – 200 mg
Prishja e zakonit
Nëse doni të qëndroni gjithmonë në një shëndet mendor të plotë, qëndroni larg stimulantëve. Kjo është shumë e rëndësishme sidomos për njerëzit me probleme mendore, sepse shumë kafeinë, mundet të prodhojë simptoma që sjellin skizofreni. Kjo mund të ndodhë sepse konsumuesit e kafeinës së lartë mund të bëhen alergjik ndaj kafesë dhe të paaftë për të detoksifikuar kafeinën. Efekti neto është shkëputja serioze e mëndjes me humorin. Më poshtë do të gjeni mënyrën sesi mund të hiqni dorë nga këto stimulant. Kafeja përmban tre stimulant, kafeinën, theobromine dhe theophylline. Megjithëse kafeina njihet si më e forta, theobromine ka efekt të ngjashëm me kafeinën, megjithëse është e pranishme në sasi të vogël tek kafja. Kafja e dekafeinuar nuk është plotësisht e pastër nga stimulantët. Unë kam parë shumë njerëz të pastër nga probleme të pakta shëndetsore sic është lodhja dhe dhimbjet e kokës vetëm duke mos konsumuar kafe për më shumë se tre ditë. Gjëja më e mirë që mund të bëni, për të parë se cfarë efekti ka ajo mbi ju, është të mos konsumoni për një periudhë prej dy javësh. Nëse shëndeti juaj përmirësohet, kjo është dicka e mirë, që ju nuk duhet të konsumoni më kafe. Çaji është një varësi britanike. Një filxhan caji I fortë përmban aq shumë kafeinë sa një filxhan kafe dhe jep shumë varësi. Nëse jeni shumë të varur nga caji, saqë nuk mund të hiqni dorë, është mirë që mos ta konsumoni për dy javë, për të parë se cfarë ndodh. Çokollatat janë zakonisht të mbushur me sheqerna. Kakao, përbërësi aktiv i çokollatës, siguron sasi të konsiderueshme të stimulantit theobromine, veprimi i të cilës është i njëjtë me kafeinën, pamvarësisht se jo aq I fortë. Ajo gjithashtu përmban sasi të vogla kafeine. Theobromine gjëndet edhe tek pijet e kakaos sic është cokollata e ngrohtë. Gjëja e mirë që mund të bëni për të larguar zakonin është që të qëndroni një muaj pa e konsimuar. Kola dhe pijet energjike përmbajnë cdo gjë nga 46 deri në 80 mg kafeinë për kanoce, që është pak a shumë aq shumë sa ka edhe një filxhan kafeje. Përvec kësaj, këto pije janë zakonisht të larta në sheqerna dhe ngjyrues dhe efekti neto i tyre mund të jetë i konsiderueshëm. Kontrolloni listën e përbërësve dhe qëndroni larg pijeve kafeinike dhe shtesave kimike ose ngjyrosësve. Ndryshimi I zakonit të të ngrënit mund të jetë shumë stresues, kështu që është mirë që ti largoni një e nga një. Gjëja më e mirë është që ti largoni për një muaj për të parë sesi ndiheni. Meqënëse gjithë stimulantët ndikojnë tek nivelet e sheqerit në gjak, duhet që në mëngjes të konsumoni dicka që i bën mirë organizmit për të balancuar dëmin.
Disa këshilla të thjeshta që ju mund të ndërmerrni për të reduktuar konsumimin dhe varësinë ndaj stimulantëve dhe të balanconi sheqerin në gjak:
• Shmangni sheqerin dhe ushqime që përmbajnë sheqer
• Thyeni zakonin tuaj të kafeinës, duke reduktuar kafenë, cajin, pije dekafeinato për një muaj, ndërkohë që përmirësoni dietën tuaj. Në kohën që e keni thyer këtë zakon, një filxhan kafe ose caj e rastit nuk bën dëm.
• Hani mëngjes, drekë dhe darkë – duke zgjedhur ushqime me GI të ulët – plus fruta ndërmjet vakteve.
• Merrni multivitamina, plus 2000 mg në ditë Vitamin C dhe 200 mcg krom.
Shkëputur nga ” Jeto shëndetshëm” Anila Kalleshi
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.