Këshilla & Arsye

December 2, 2016 | 8:51

Stimulimi magnetik mund të risjellë kujtimet

Harroni se ku i keni lënë çelësat e makinës suaj? Një impuls magnetik mund t’ju ndihmojë të mbani mend.

Disa kujtime që janë në gjumë mund të ringjallen, duke dhënë një impuls të energjisë magnetike në qelizat e duhura të trurit, thonë studiuesit.1

Studimi thotë se kujtime të caktuara, të cilat mendohen si të harruara mund të rikthehen sërish, duke përdorur magnete.

Më parë mendohej se “memoria jonë funksionale”, që mban mend informacione të rëndësishme për një periudhë të shkurtër, si për shembull një numër telefoni, kërkon aktivitet të qëndrueshëm për ta mbajtur në kujtesë informacionin.

Por, sipas studiuesve nga Universiteti i Wisconsin-Madison truri i vendos informacionet më pak të rëndësishme përtej nivelit të mekanizmave, që zakonisht monitorojnë aktivitetin në tru.

Shkencëtarët arritën të rifitonin informacionin në vëmendje aktive përmes magneteve, gjë që mund të ndihmojnë dhe në trajtimin e njerëzve nga skizofrenia dhe depresioni, duke gjetur mënyra të reja për të kontrolluar mendimet e tyre.

“Shumë sëmundje mendore lidhen me paaftësinë për të zgjedhur për çfarë të mendojmë. Po ndërmarrim hapat e para për të kërkuar mekanizma që na japin kontroll të mendimeve tona”, thotë autori Brad Postle, profesor psikologjie.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top