Mirëqenie

April 27, 2019 | 8:36

Stimuloni metabolizmin me shtatë ushqimet e hormoneve

Shtatë ushqimet hormonale janë një program ushqimi që ju lejon të pastroni trupin dhe të digjni më mirë yndyrën.

Në bazë të kësaj diete nuk mjafton koncepti i numërimit të kalorive për të humbur peshë. Suksesi i një diete shpesh varet nga funksionimi i hormoneve tona. Shtatë ushqimet e hormoneve janë hartuar nga mjekja Sarah Gootfried. Ajo pretendon se janë hormonet që menaxhojnë sulmet e urisë, yndyrnat e tepërta dhe dëshirat e sheqerit.

Kjo dietë ndiqet për 21 ditë dhe përfshin eliminimin e disa ushqimeve të lidhura me një hormon të caktuar çdo tre ditë. Kjo praktikë e eliminimit të një hormoni quhet “rivendosje hormonale”. Për të rivendosur trupin dhe për të stimuluar metabolizmin është e nevojshme që gradualisht të eliminohen shtatë hormonet e inkriminuara: estrogjen, insulinë, leptin, hormoni tiroide, hormoni i rritjes dhe testosteroni.

Këtu është programi i hollësishëm i shtatë ushqimeve të hormoneve:

Nga dita e parë deri në ditën e tretë: eliminimi i mishit dhe alkoolit. Në këto ditë preferohen perimet, thjerrëzat dhe bishtajoret e të gjitha llojeve, arra, fara, merluc, salmon, skumbri, sardele, ushqim deti, pulë dhe vezë;

Nga e katërta deri në ditën e gjashtë: thuajini ‘jo’ sheqerit të bardhë dhe të kallamit, mjaltit, agaveve, shurupit të panjës dhe ketchup-it, dhe ‘po’ patateve të ëmbla, kungullit, quinoas, manaferrave, ullinjve, avokados, lakrës, luleradhiqit, spinaqit dhe panxharit. Këto ushqime veprojnë në insulinën e tepërt;

Nga dita e shtatë deri në të nëntën: Jo alkool, patate, domate dhe speca. Po angjinare, lakër turshi, bizele, brokoli, kungull dhe karota. Këto ditë ne veprojmë në eliminimin e leptinës;

Nga dita e dhjetë deri në ditën e dymbëdhjetë: eliminimi i kafesë, çajit të zi, çajit të gjelbër, pijeve të gazuara dhe energjike. Po për perime, ujë të nxehtë me limon dhe infuzion bimor, spinaq dhe panxhar. Shumë kafe dhe stres kronik mund të rrisin kortizolin;

Nga dita e 13-të deri në ditën e 15-të: Jo bukë, drithëra mëngjesore, grurë, thekër, elb, tërshërë, mel, oriz, mustardë, birrë dhe erëza. Preferohen lakër jeshile, brokoli, marule, ushqim deti, shpezë dhe vezë organike. Në këtë mënyrë mbajmë nën kontroll hormonet e tiroideve  që ndikojnë në metabolizmin, nivelet e energjisë, peshën dhe gjendjen shpirtërore;

Nga dita e 16-të deri në ditën e 18-të: jo për qumësht, djathë, gjalpë, kefir dhe kos, po për butak, peshk, mish, vezë, farë, bishtajore, qumësht bajame, qumësht kokosi dhe qumësht kërpi. Me këto ushqime ne përpiqemi të mbajmë nën kontroll kortizolin i cili shkakton një gjendje inflamimi. Ajo manifestohet me lodhje, ankth dhe mbipeshë;

Nga dita e 19-të deri në ditën e 21-të: jo për produktet që përmbajnë ftalate dhe parabene, po për lakër, brokoli, lakër brukseli, trumzë, qimnon, shafran i Indisë, rigon dhe rozmarinë. Disa kimikate rrisin nivelet e testosteronit duke bllokuar metabolizmin;

Prej ditës së 22-të: gradualisht rifutni një ushqim në një kohë dhe “dëgjoni” trupin tuaj. Mundohuni të kuptoni se cilat ushqime bllokojnë metabolizmin tuaj dhe veproni për eliminimin e tyre.

 

 

Burimi / http://www.ilgiornale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top