Përgjatë stinës më sensuale të vitit, instinkti ynë kafshëror është në vitalitetin e tij më të dukshëm bashkë më energjinë dhe qetësinë që i shpaloset trupit tonë në temperaturat më ideale të vitit. Ngjyrat e gjalla dhe ngrohtësia nxisin më shumë dëshirën tonë. Drita natyrale e diellit, që na e ofron vetëm stina e verës, qetëson shpirtrat dhe zbukuron trupat tanë.
Është e vërtetë! Vera është stina më e mirë për të përmbushur kënaqësitë tona trupore. Vera na bën të ndihemi më sensualë duke nxitur shqisat e të gjithë sistemit tonë ndijor. Është momenti të përfitoni dhe të kultivoni sensualitetin tuaj në stinën më të gëzueshme të vitit. Shqisa e të prekurit riaktivizohet në stinën e verës. Kjo shqisë zhvillohet me rritjen e temperaturës dhe vë në lëvizje të gjithë trupin, nga koka deri te këmbët, bashkë me 250 receptorët ndjesorë. Lëkura i mban më mirë aromat dhe ngrohtësia rrit aftësinë perceptuese të trupit. Nën efektin e diellit, shijimi dhe aromat janë më të ndjeshme. Përgjatë stinës më sensuale të vitit, instinkti ynë kafshëror është në vitalitetin e tij më të dukshëm bashkë me energjinë dhe qetësinë që i shpaloset trupit tonë në temperaturat më ideale të vitit. Ngjyrat e gjalla dhe ngrohtësia nxisin më shumë dëshirën tonë. Drita natyrale e diellit, që na e ofron vetëm stina e verës, qetëson shpirtrat dhe zbukuron trupat tanë.
Më e rëndësishmja: Dëshira
Psikosomaticienia franceze Sylvain Mimoun ka vërtetuar se 87% e femrave kanë pranuar se dëshira është mjaft e rëndësishme për seksualitetin. Mungesa e dëshirës është çrregullimi kryesor seksual te femrat. E megjithatë, nuk është nevoja për t’u alarmuar, pasi e rëndësishme është që të kuptosh se cila është origjina e mungesës së dëshirës dhe ta motivosh atë. Të gjitha sëmundjet, të rënda ose jo, me një ndikim të rëndësishëm psikologjik, e dobësojnë organizmin dhe rrezikojnë të zbehin dëshirën seksuale. Stresi, lodhja, rutina janë faktorë të ngjashëm psikologjikë që shërbejnë si armiqtë kryesorë të dëshirës seksuale tek femrat. Hormonet ndikojnë në dëshirën seksuale. Veçanërisht estrogjeni ka një rol kyç tek libidoja (energjia seksuale) femërore. Pas një rënieje të dukshme, ngopja hormonale ndryshon dhe për rrjedhojë sjell një rënie të përkohshme të libidos. Gjatë stinës së verës trupi dhe shpirti transformohen falë mesazheve të marra nga mjedisi rrethues dhe, së fundi, ne zbulojmë shqisën tonë të gjashtë. Ngrohtësia dhe aromat i transmetojnë organizmit përmes sistemit muskulor impulse energjike. Nën efektin e diellit shndërrohemi në më seksualë, me një trup më të bukur dhe me një mendje më vigjilente. Zhurma e valëve të detit, cicërima e zogjve apo fërfëllima e gjetheve të pemës nën efektin e erës e ndihmojnë trurin t’i diktojë muskujt që të shtendosen. Mjekët e sportit këshillojnë që të dëgjojmë sa më shumë zhurmën e natyrës duke praktikuar ecjen. Mënyra se si vishemi në verë, lakuriqësia femërore, shërben pa dyshim si një stimulues shumë i rëndësishëm për meshkujt. Veshjet me ngjyra të ngrohta shërbejnë si një kromoterapi dhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë duke nxitur dëshirat tona. Pa dyshim, dielli është origjina e oreksit tonë në shumë aspekte (gastronomike dhe seksuale), pasi shqisat janë në vigjilencën e tyre më të madhe dhe për rrjedhojë njerëzit janë të hapur ndaj sensualitetit të tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.