Dëshmi

March 11, 2022 | 8:27

Sting ri-këndon këngën “Russians” për të kërkuar paqen në Ukrainë

Ishte viti 1986 kur Sting publikoi këngën “Russians”, një thirrje e përzemërt për liderët e superfuqive amerikane dhe ruse që të mendojnë për fëmijët e tyre dhe të garantojnë një të ardhme paqësore. Tani, më shumë se 30 vjet më vonë, këngëtari anglez ka vendosur ta ri-këndojë atë këngë (të cilën e ka interpretuar shumë rrallë) për ta lidhur me situatën aktuale.

Një pjesë që dukej se i përkiste një bote tjetër dhe një epoke tjetër, asaj të Luftës së Ftohtë dhe Perdes së Hekurt, por tashmë është bërë fort aktuale. “Rrallë e kam kënduar këtë këngë që kur është shkruar shumë vite më parë, sepse nuk e mendoja se do të ishte përsëri relevante”, thotë Sting në video përpara se të merrte kitarën dhe të performonte këngën.

Dedikimi është për “ukrainasit e guximshëm që luftojnë kundër kësaj tiranie brutale dhe gjithashtu për rusët e shumtë që po protestojnë pavarësisht kërcënimit me arrestime. Ne, të gjithë ne, i duam fëmijët tanë. Ndaloni luftën”.

Në postim Sting donte gjithashtu të tregonte një mënyrë konkrete për t’i dhënë një dorë, duke treguar adresën në të cilën ai mund të dërgojë ndihma për popullsinë ukrainase.

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top