Higjiena e dhëmbëve është shumë e rëndësishme jo vetëm për jetëgjatësinë e tyre, por dhe për shëndetin në tërësi. Stomatologët këshillojnë që larja e dhëmbëve të kryhet të paktën dy herë në ditë. Një herë në mëngjes dhe një herë në darkë, para gjumit.
Ka persona që nuk e konceptojnë dot të flenë pa larë dhëmbët, por ka dhe të tjerë që i bëjnë “bisht”. Dentistët për dembelët dhe neglizhentët thonë se të shkosh në shtrat pa larë dhëmbët është njëlloj si të shkosh në shtrat me “fekale” në gojë.”
Kjo për shkak se nëse nuk lahen para gjumit bakteret e ushqimeve qëndrojnë nëpër dhëmbë. Ato gjatë natës do të shumohen dhe do të rrezikoni prishjen e dhëmbëve. Gjithashtu nëse nuk i lani rregullisht në darkë mikrobet do të shpërndahen dhe në organe të tjera dhe për pasojë mund të përhapen vatra infeksionesh në organe jetike si në stomak apo veshka. Ndaj për të shpëtuar nga sëmundjet, mos përtoni 2-3 minuta në darkë kushtojuani dhëmbëve.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.