Këshilla & Arsye

June 21, 2016 | 8:36

STOP DHUNËS NDAJ FEMRAVE/ Hapat për t’iu larguar dhunës:

Konventa e Këshillit të Europës kundër dhunës ndaj femrave është miratuar nga komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës më 7 prill 2011 dhe firmosja e saj nisi më 11 maj 2011 në Stamboll (Turqi). Traktati propozon parandalimin e dhunës, favorizon mbrojtjen e viktimave dhe ndalon pandëshkueshmërinë. Është firmosur nga 32 shtete dhe më 12 mars 2012 Turqia u bë i pari vend që ratifikoi konventën, pasuar nga shtetet e tjera në 2014: Shqipëria, Portugalia, Mali i Zi, Italia, Bosnje-Hercegovina, Austria, Serbia, Andorra, Danimarka, Franca, Spanja dhe Zvicra.

• Duhet të pranoni se po përjetoni një situatë dhune

• Duhet të kuptoni se dhuna nuk justifikohet

• Duhet të pranoni dhe të jeni të vetëdijshme se sa keq ndiheni

• Duhet të kuptoni se personi që dhunohet nuk është asnjëherë përgjegjës për dhunën e marrë

• Duhet të mposhtni frikën dhe turpin se mos ju gjykojnë

• Duhet të kuptoni se, duke folur për problemin, është mënyra më e mirë për t’ia dalë mbanë

• Duhet t’u drejtoheni shoqatave kundër dhunës dhe autoriteteve përkatëse

 

Nëse ikni nga shtëpia:

• Mblidhni të gjitha dokumentet e nevojshme për ju dhe për fëmijët: kartën e identitetit, patentën, pasaportën, librezën shëndetësore, diplomën, librezën e punës, adresat dhe numrat e telefonit, denoncimet që keni bërë më parë (nëse jeni dhunuar), certifikatën mjekësore në rast se pas dhunës keni shkuar në urgjencë apo te mjeku.

• Nëse keni një llogari rrjedhëse, certifikata pronësie në emrin tuaj, merrini me vete. Gjithashtu mos harroni bllokun e çeqeve, kartën e bankomatit, certifikatën me numrin e llogarisë bankare.

• Siguroni gardërobën, gjërat me vlerë dhe ato që keni më për zemër.

• Bëjuni të ditur autoriteteve të policisë se po largoheni nga shtëpia për arsye “sigurie” dhe se po merrni me vete dhe fëmijët. Bëjuni të ditur adresën e shtëpisë ku do të shkoni. Ky akt nuk është një denoncim ndaj partnerit, por ju shërben në rast se ai ju denoncon se i keni rrëmbyer fëmijët e mitur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top