Ndoshta duket e çuditshme, por shumica e parimeve të marketingut aplikohen njësoj si në rastin e marrëdhënieve të dashurisë. Ekziston një treg që duhet ta fitosh, një konkurrencë e egër që duhet ta mposhtësh, një imazh për të cilin duhet të kesh kujdes. Apliko strategjinë tonë me tri hapa dhe do të kesh sukses në fushën e biznesit, por edhe në dashuri.
3 hapa për joshjen
Studimi i tregut
Duket të identifikosh personat e interesuar. Respekto tri rregullat e marketingut si vijojnë:
• Përpara se të hysh në treg, analizo kërkesën dhe ofertën Oferta në asnjë mënyrë nuk je ti. Kërkesa, nga ana tjetër, përbëhet nga të gjithë meshkujt potencialë të cilëve mund t’u interesosh. Pas identifikimit të tyre, ndaji në kategori, në varësi të marrëdhënies që ke me ta, dhe të shkallës tënde të gatishmërisë. Është e natyrshme se do ta kesh më të lehtë të bësh për vete një koleg që të buzëqeshë çdo ditë, sesa një kushëri apo një shoqe të ish të dashurit tënd, me të cilët as nuk je përshëndetur ndonjëherë.
• Dëshirat e klientit janë shumë të rëndësishme Bëj kujdes me detajet dhe mbaj mend për secilin nga pretendentët çfarë i pëlqen dhe çfarë nuk duron dot. Të ka thënë se i pëlqejnë filmat e vjetër? Bëji dhuratë një DVD me një film klasik që e ka për zemër. Është alergjik nga frutat e detit? Bëj kujdes ku e fton për darkë!
• Bëhu konkurruese dhe shmang kundërshtarët Nuk je e vetmja që “vuan” për komshiun e katit të parë? Vajza e bukur e katit të katërt e josh haptazi? Në këtë rast, në vend që të fokusohesh tek cilësitë e tij të shumta, do të ishte më mirë të identifikosh cilat janë avantazhet e tua. Nuk është e vërtetë që e ke të pamundur t’i lëvizësh mobiliet e shtëpisë vetëm? Kërkoja atij të të ndihmojë!
Zhvillimi i strategjisë
Vendos nëse do një marrëdhënie afatgjatë ose një aventurë.
• Ke nevojë për një pamje të gjerë për të dominuar tregun Duhet të jesh e pranishme sa herë të jepet mundësia, në sa më shumë vende ku mund të takosh pretendentë të rinj dhe zbulo sa më shumë personalitetin tënd. Bisedo hapur për atë që të pëlqen apo jo. Hyr në bisedë me njerëzit, komuniko me lehtësi dhe shanset nuk do të vonohen të shfaqen.
• Fleksibiliteti për të arritur të gjithat objektivat Ke më shumë mundësi dhe nuk di kë të zgjedhësh? Më mirë fokusohu mbi njërën prej tyre dhe përdori të gjitha aftësitë për ta fituar.
• Vendos diçka për një synim Provo të hamendësosh cilat janë kriteret që ai përdor për të zgjedhur shoqet dhe mundohu t’i plotësosh. Varet nga ty të vësh në dukje cilësitë që ke dhe ta bësh atë person të bjerë në dashuri me ty.
Realizimi i kompanisë
Ke planifikuar “sulmin” deri në detaje? Atëherë je përgatitur për etapën e komunikimit intensiv.
• Përmirëso kapacitetet e komunikimit Për të mbajtur një marrëdhënie të gjatë (në fjalorin ekonomik quhet “klienti besnik”) duhet që tjetri të të njohë jo vetëm aspektet pozitive të karakterit. Gjithashtu, duhet të mbash zgjuar vëmendjen e tij për një kohë të gjatë.
• Lëri të tjerët të bëjnë publicitet për ty Është e vërtetë se ty nuk të pëlqejnë mburracakët ose ata që vuajnë nga një narcizizëm i tepruar? Atëherë mundohu të tregohesh e këndshme me miqtë e tu përpara prindërve ose kolegëve të punës, dhe do të shikosh se kjo strategji po funksionon.
• Gëzohu për arritjet, sido që të jenë ato Pavarësisht se disa marrëdhënie mbarojnë shpeshherë në një mënyrë jo shumë të këndshme, duhet të nxjerrësh konkluzionet çdo herë dhe të pranosh se çdo dështim duhet pranuar si një përvojë jetësore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.