Këshilla & Arsye

June 12, 2019 | 8:30

Strategjitë më të mira për të luftuar urinë nervore

Ndjehemi të lodhur, të zemëruar, të trishtuar dhe në një humor të keq dhe kjo na nxit të gjejmë ngushëllim në ushqim. E megjithatë, lufta kundër urisë nervore është e mundur dhe domosdoshmëri për shëndetin dhe formën tonë fizike. Uria nervore  është studiuar edhe nga shkenca dhe ka një emër që quhet “Çrregullim i të ngrënit”.

Nxitja e pakontrollueshme që na shtyn të hamë ushqime me yndyrë, kripë ose sheqer gjithë kohën nuk vjen nga uria, por nga një impuls i mendjes që na bën të gjejmë ngushëllim në ushqim.

Strategjitë për të luftuar urinë nervore:

Përveç rasteve serioze, në të cilat uria nervore merr një karakter të vërtetë të varësisë ushqimore  është e këshillueshme që të konsultoheni me një mjek, mund të kundërshtoni impulsin për të thithur në vazhdimësi disa strategji të thjeshta dhe efektive.

Lufta kundër stresit – Nëse dëshira për ushqim varet nga stresi,  përpiquni të mbani nën kontroll kohën e ditëve dhe të merrni disa momente shtesë pushim. Në mbrëmje para TV, shijoni një çaj të ngrohtë dhe të shijshëm, do ju ndihmojë të relaksoheni. Ose kushtojuni disa aktiviteteve argëtuese, si të bisedoni me një mik në telefon ose të praktikoni një hobi krijues.

Në fundjavë –  Mund të bëni një udhëtim jashtë qytetit apo një aktivitet tjetër. Nuk duhet lënë pas dore sporti dhe aktiviteti fizik sepse lëvizja liron endorfinë.

Përmirësoni vetëvlerësimin tuaj – Uria nervore shpesh varet nga një marrëdhënie e keqe me veten. Pra, përpiquni të përmirësoni vetëvlerësimin, ta rrethoni veten me miq të besuar dhe të kujtoni momente dhe përvoja të lumtura bashkë me to.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top