Këshilla & Arsye

March 17, 2020 | 8:23

Strategjitë për t’u çliruar nga zemërimi

Pasi keni kaluar një situatë të pakëndshme, zemërimi ka mbetur brenda jush dhe ngadalë ju gjërryen? Nuk është e nevojshme të mbani çdo gjë brenda. Nëse kjo gjë ndodh do të keni tension të muskujve, urth dhe gastrit, çrregullime të mëlçisë, dhimbje koke, inflamacion dhe ndjesi shpimi gjilpërash në duar.

1

Strategjitë për t’u çliruar nga zemërimi:

  • Largoni vëmendjen- Zgjidhni një objektiv ku do të shfryheni. Për shembull merrni një gazetë të vjetër dhe griseni. Me copat e saj mund të dekoroni objekte. Kështu presioni brenda  jush do  të çlirohet dhe nuk do t’ju lejojë që të shpërtheni.

 

  • Merrni kohë-Merrni frymë thellë dhe përpiquni të kontrolloni reagimin tuaj. Dilni nga dhoma ose i kërkoni kohë palës tjetër para se të përgjigjeni.

 

  • Ushtrohuni-Zemërimi mund të menaxhohet nëpërmjet ushtrimit; nuk është rastësi që disa studime të kohëve të fundit në lidhje mes trupit dhe mendjes kanë treguar se sporti të paktën 3 herë në javë, mund të ndihmojë për të përmirësuar shëndetin e mendjes sonë dhe ekuilibrin mendor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top