Vetëm pak ditë pasi drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako foli për fenomenin shqetësues të vetëvrasjeve edhe në radhët e policisë, një tjetër efektive 23-vjeçare i dha fund jetës në rrethana misterioze.
Por si mund të parandalohen këto raste?
Sipas Sindikatës së Policisë, nevojiten urgjentisht trajtime post traumatike.
“Ne kemi një problem shumë shqetësues, sepse në vet strukturat e policisë nuk kemi njerëz të trajnuar, që duhet të kenë aftësitë t’i dallojnë vartësit, punonjës policie, se në çfarë niveli dhe kur këta duhen trajtuar me programe të veçanta në rastet e stresit”, tha Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë. Sipas studimeve, më i fundit i policisë rumune, pasojat mund të jenë edhe më të rënda.
“Në qoftë se te ne, arma i mbetet në duar një punonjësi policie, i cili është në nivelin e një stresi të tillë, mundet që ai të mos i shkaktojë dëm vetëm vetes, por edhe qytetarit, duke rritur shkallën e agresivitetit ndaj qytetarëve”, deklaroi më tej Sadetin Fishta.
Aktualisht vetëm forcat speciale të RENEA-s trajtohen me psikolog dhe programe të veçanta rehabilitimi./TCH
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.