Kur jemi në prani të një njeriu të stresuar, ndodh shpesh të ndjejmë të njëjtin nervozizëm dhe të njëjtin ankth. Por për ç’arsye kemi një ndjenjë të tillë? Sipas një grupi studiuesish të “University of Calgary” ka shpjegim shkencor.
Duke u bazuar në studimin e tyre, stresi është ekstremisht ngjitës, deri në atë pikë sa të kalojë nga një njeri tek tjetri. Ky fenomen ka ndikim të madh sidomos në çift, aty ku marrëdhëniet janë më të ngushta dhe ndjenjat shprehen më fort. Stresi i njërit prej partnerëve i kalon edhe tjetrit, edhe pse nuk është ai që e përjeton vetë një ngjarje traumatike.
Sipas profesor Jaideep Bains, bashkautor i studimit: “Është e paevitueshme të kemi ndikime të tilla, sepse të hyjmë në kontakt me tjetrin, në nivel emocional, është çelësi për të ndërtuar marrëdhënie sociale. Pra, stresi, mund të jetë ngjitës, por nuk është saktësuar ende nëse kjo gjë ka pasoja afatgjatë për trurin”.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 139
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.