Kur një grua bëhet nënë dhe duhet të rrisë fëmijët e saj, përballet pa dyshim me një stres të madh. Sipas një grupi psikiatërish britanikë, stresi i nënës mund të ndikojë në humbjen e oreksit te vajzat e saj, sidomos në adoleshencë. Ndikon aq shumë, sa ato mund të hyjnë edhe në fazën e anoreksisë. Ky studim është bërë me 40 familje me fëmijë vajza, të cilat kuroheshin për anoreksinë. Rezultatet e këtij kërkimi kanë treguar se shumë nga nënat e tyre kishin një nivel stresi dhe ankthi shumë të madh si gjatë shtatzënisë, ashtu edhe gjatë periudhës së rritjes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.