Gjithkush ndihet në stres në një pikë në jetën e tyre.
Në doza të vogla, stresi mund të jetë pozitiv, duke na bërë më të vëmendshëm në përmirësimin e performancës tonë. Por, periudhat e gjata të stresit mund të kontribuojnë edhe në presionin e lartë të gjakut, duke sjellë edhe probleme të shëndetit mendor, të tilla si ankthi dhe depresioni.
Stresi i vazhdueshëm jo vetëm që mund të rrënojë shëndetin mendor, por njerëzit me nivele të larta të stresit janë më të prirë të vdesin nga kanceri, tregon një studim i ri. Ngjarjet stresuese mund të ndryshojë nivelet e hormoneve në trup dhe ndikojnë në sistemin imunitar.
Pas analizimit të të dhënave të më shumë se 15,000 britanikëve, studiuesit kanë zbuluar se: meshkujt me çrregullime të shqetësimit, ishin dyfish më të prirë të vdesin nga kanceri, krahas atyre që nuk kishin probleme të njëjta.
Pra, sipas shkencëtarëve, stresi i vazhdueshëm është duke ua rritur rrezikun e kancerit. Kjo mund të jetë për shkak se nivelet e larta të hormonit të stresit – siç është kortizoli – mund të jenë duke e penguar aftësinë e qelizave për riparimin e ADN-së së dëmtuar, duke u dhënë mundësi qelizave kanceroze të formohen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.