Në fokus

August 26, 2017 | 8:51

Stresi në punë është duke shkaktuar probleme në shëndetin mendor te meshkujt

Sipas një studimi të ri, meshkujt kanë më shumë gjasa të fajësojnë punën për problemet e shëndetit mendor sesa femrat.

1

32 për qind e meshkujve me probleme në shëndetin mendor thanë se puna ishte shkaktare për sëmundjen e tyre, krahasuar me 14 për qind të femrave.
Charity Mind mori në studim 15,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me ndikimin e vendit të tyre të punës.

30 kompani në Mbretërinë e Bashkuar morën pjesë në këtë studim duke përfshirë Jaguar Land Rover, PepsiCo, Deloitte dhe Barnardo.
Vetëm 29 për qind e meshkujve që morën pjesë në studim thanë se do të merrnin pak kohë pushim, për shkak të problemeve në shëndetin mendor krahasuar me 43 për qind të femrave.

Olly Straw, një 25-vjeçar, menaxher projektesh nga Bristol, është rikthyer në punë këtë javë, pasi mori disa kohë pushim për shkak të problemeve në shëndetin mendor.

Ai punonte për një studio ligjore dhe u shpreh se të qenët i ndershëm me punëmarrësin është çelësi për të kuptuar nevojat e personelit kur ata nuk ndihen mirë.

“Në këtë punë, jam treguar i ndershëm me drejtuesit e mi, duke u thënë se kjo mund të ndodhë kohë pas kohe” – tha ai për Newsbeat.

“Unë nuk mendoj se duke u fshehur pas sëmundjeve false apo t’u japësh atyre arsye false kur ju nuk ndiheni mirë mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e situatës”.
Por ai është një nga të paktët njerëz me fat që punon në një kompani e cila kujdeset për punonjësit që luftojnë me problemet në shëndetin mendor.

Matt Streuli, 27 vjeç, një ndihmës asistent në një kompani internacionale, tentoi të vriste veten për shkak të presionit në rritje në punë.
Ai tha për Newsbeat se ishte mirë në punën e tij, por duhet të luftonte me detyrat më të thjeshta në jetën e tij në shtëpi.

“Isha duke bërë një porosi prej 1 milion paund dhe kur shkova në shtëpi nisa të qaja pasi nuk po mundja të hapja një letër taksash të këshillit dhe nuk dija si të veproja më tej”.

Rezultatet tregojnë se një mjedis pune “macho” mund të ndikojë në shëndetin e dobët mendor tek meshkujt. Matt thotë se kolegët e tjerë meshkuj ishin në të njëjtin presion me të, ndërkohë që femrat i diskutuan problemet e tyre, ky nuk ishte rasti për punonjësit meshkuj.

“Meshkujt thjesht nuk flasin, por edhe ne e kemi të nevojshme, është e rëndësishme që të thyhet kjo stigmë” – shton ai.

Një 25-vjeçar që punon në fushën e mjekësisë (i cili nuk dëshironte që të identifikohej) tha se kur ai mori disa kohë pushim për shkak të problemeve në shëndetin mendor, tha se ju ofrua pak ose aspak mbështetje.
“Mora tre-katër javë pushim”, – tha ai për Newsbeat.
“Ndonjëherë më vinin mesazhe apo email-e ku shkruhej: Një kontroll i shpejtë për të ditur nëse jeni ok”. Përveç kësaj, asgjë më shumë.

Ai ka parë raste të ngjashme që u kanë ndodhur miqve e tij, të gjithë të etur për t’u bërë përshtypje të mirë punëdhënësve në punën e tyre të parë pas universitetit.

“Pothuajse në çdo sektor, ka gjithmonë presion për të punuar shumë dhe me orë të zgjatura për të treguar se vlen”, thotë ai. Biseda rreth asaj etike pune po ndryshon pak aty ku njerëzit janë duke kuptuar se kjo gjë nuk është e shëndetshme dhe aq më pak e këshillueshme.

Olly Straw është dakord me Matt dhe thotë se shumë nga miqtë e tij kanë duke ndryshuar profesionin e tyre, kur stresi nga puna po shkaktonte pasoja në shëndetin e tyre mendor.

“Disa nga miqtë e mirë ndalën dhe më pas nisën të bënin diçka tjetër”, – thotë Ollty.

“Të flasësh rreth kësaj në vendin e punës, nuk ju bën një punonjës më pak të angazhuar, nëse merrni pak kohë për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor”. 47 për qind e të intervistuarve ishin meshkuj, 49 për qind ferma, të tjerë nuk pranuan të identifikoheshin.

*Michael Baggs
Burimi: BBC/Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top