Këshilla & Arsye

April 11, 2016 | 7:42

Stresi në punë nuk shkakton pirjen e duhanit

Rëndomë, mendohet se njerëzit priren të pijnë duhan kur janë të stresuar në punë. Është thjesht një mit, sepse presioni që na shkakton puna, në realitet do të na mundësonte të ishim më pak të varur. Një studim i kryer me 200 vullnetarë në një universitet të Gjermanisë ka vëzhguar lidhjen midis llojeve të ndryshme të stresit dhe nikotinës. Ky vëzhgim solli si rezultat se të punësuarit që janë të stresuar në punë kanë më pak mundësi që të pijnë duhan sesa normalisht. Pikërisht në ato momente pune ata janë mendërisht më pak të varur ndaj duhanit. Specialistët pranojnë gjithashtu se kur dikush është nën presionin e punës, është më i përqendruar të kryejë dhe të mbarojë punën sesa të pijë duhan. Duhani mbetet vetëm si një zgjedhje e kohës së lirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top