Në fokus

October 22, 2019 | 12:21

Stresi në shtatzëni, gjinia e foshnjës rrit rrezikun e tij

 Foshnjat femra i rezistojnë më mirë stresit, dhe nënat më të stresuar në shtatzëni kanë më shumë gjasa të lindin një vajzë femër sesa një fëmijë mashkull.

Ky është përfundimi i arritur nga studiuesit në Kolegjin e Mjekëve dhe Kirurgëve në Universitetin Columbia Vagelos, të cilët kryen një studim, i cili u botua në revistën shkencore PNAS. Shkencëtarët krijuan një model, i bazuar në 24 tregues, i cili mund të masë objektivisht nivelet e stresit, si fizik, ashtu edhe psikologjik, të cilit gratë i ishin nënshtruar gjatë shtatzënisë.

Treguesit e marrë në konsideratë ishin shumë të ndryshëm: ato shkonin nga konsumimi i tepërt i kalorive, rritja e presionit të gjakut, mungesa e gjumit deri te çrregullimet depresive dhe gjendjet e ankthit: të gjithë shkaktar të situatave stresuese fizike dhe mendore.

Në përfundim të vëzhgimit u vërejt se në prani të stresit fizik, lindën 9 femra në krahasim me 4 meshkuj, ndërsa nënat që kishin vuajtur nga stresi psikologjik kishin lindur mesatarisht dy meshkuj për çdo tre femra.

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top