Në fokus

October 20, 2017 | 10:53

Stresi nga abuzimi i fëmijërisë

Një nga fajtorët më të mëdhenj, për efektet e vazhdueshme fizike nga abuzimi në fëmijëri është stresi. Fëmijët që janë abuzuar përjetojnë shqetësime fizike, emocionale dhe trauma.

A young woman looking anxious and fearful

Dëmi fizik mund të përmirësohet dhe të shërohet, por reagimi emocional ndaj kësaj traume shpesh mbetet aktiv dhe i fuqishëm. Frika, pasiguria, zemërimi dhe frustrimi mund të jenë nënproduktet e abuzimit që nuk zhduken, por në të njëjtën kohë ndërtohen me kalimin e kohës. Një person nën të stres të vazhdueshëm e sheh rrezikun kudo dhe sigurinë askund. Një person nën stres është një person reaktiv që nuk mund të presë për të shqyrtuar situatën e plotë.

A përpiqesh të harrosh abuzimin që ke vuajtur si fëmijë për shkak të mënyrës se si ju bën të ndiheni? A mendoni për ato kohë dhe pëllëmbët tuaja të djersiten? A stresoheni akoma më shumë,  kur të tjerët nuk shfaqin të njëjtin nivel shqetësimi? Ndonjëherë ndiheni të kërcënuar nga rrethanat apo nga njerëz të tjerë? Sapo rreziku të ketë kaluar, a është më e vështirë për ju se sa për të tjerët të qetësoheni nga kjo ndjesi e zgjuar?

Fëmijët që janë abuzuar hyjnë në një gjendje stresi dhe ankthi, që ndryshon mënyrën se si truri i tyre reagon ndaj rrethanave.

Shoqata Psikologjike Amerikane rendit një listë me efekte negative të shëndetit për shkak të stresit, siç është tensioni i muskujve; dhimbje koke; sulmet e astmës; frymëmarrje e shpejtë që çon në sulme paniku; probleme kardiovaskulare; hipertension; inflamacion i sistemit të qarkullimit; nivelet më të larta të kolesterolit; rritet niveli epinefrin dhe kortizoli; lodhje e veshkave; rezistenca e insulinës dhe diabeti i tipit 2; urth; vuajtje gastrointestinale; sindromi i zorrëve nervoze; mosfunksionim erektil; menstruacione të parregullta, të dhimbshme; rritet periudha e menopauzës; dhe reduktimin e dëshirës seksuale.

Për shkak të lidhjes së ngushtë midis asaj që përjetojmë dhe mënyrës se si ndihemi, ata që i kanë mbijetuar abuzimit të fëmijërisë duhet të jenë të vetëdijshëm për problemet shëndetësore që sot lidhen me abuzimin nga e kaluara.

Kostoja e abuzimit të fëmijërisë prek aspektet emocionale, fizike dhe shpirtërore të jetës së një personi.

Studiuesit po hulumtojnë pasojat negative të abuzimit të fëmijërisë dhe përmirësimin e mirëkuptimit tonë kolektiv. Në një aspekt, duke shtuar listën e pasojave negative mund të jetë dekurajuese. Sidoqoftë, njerëzit më në fund zbulojnë arsyet pse ata mendojnë, ndiejnë dhe veprojnë, veçanërisht në mënyra të dëmshme. Njohja e arsyeve jep një pikënisje për gjetjen e një zgjidhjeje.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top