Stresi nga puna dyfishon rrezikun e diabetit te gratë. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur studiuesit e Institutit të Punës dhe Shëndetit në Toronto. Kjo tezë nuk duket se është e vërtetë për sa i përket meshkujve. Ndryshimi duket se lidhet me faktin që femrat përpiqen më shpesh për të ulur nivelin e stresit duke e ekzagjeruar me ushqime me nivel të lartë yndyrnash dhe sheqeri. Ky efekt negativ në shëndetin e femrave duket sikur shtohet edhe më shumë nga ulja e mbrojtjes së sistemeve neuroendoktrine dhe imunitare si pasojë e stresit të vazhdueshëm. Studimi ka marrë në shqyrtim 7443 femra kanadeze dhe përfundimi ka qenë se shpesh stresi lidhet me moskontrollin e vetvetes ndaj problemeve në punë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.