Këshilla & Arsye

January 13, 2018 | 7:00

Stresi, një përpjekje e organizmit për barazpeshë?

“Jam në stres”,  një fjali që dëgjohet sot gjithkund. Madje po të pranosh të kundërtën, d.m.th që nuk je në stres, mund të shihesh shtrembër dhe duket sikur nuk ecën me kohën, me problemet e saj. Sot stresi vërtet mund të konsiderohet si sëmundje e shoqërive civile.

Por çfarë përfaqëson stresi në vetvete?

Stresi është një përpjekje e organizmit për t’iu përgjigjur një situate jo normale trupore apo shpirtërore. Ai nuk përbën një reaksion të caktuar biokimik, por një seri ndryshimesh komplekse metabolike me pjesmarrjen e shumë aktorëve të sistemit nervor dhe sistemit hormonal.

1

E ashtuquajtura “fight or flight” (lufto ose largohu) është një përgjigje spontane që na ndihmon të përballojmë një rrezik të caktuar (p.sh për t’i shpëtuar një aksidenti në rrugë) në një kohë shumë të shkurtër. Një aspekt i kësaj përgjigjeje është rritja e nivelit të hormonit adrenaline në gjak. Ky lloj stresi zakonisht nuk është i dëmshëm për organizmin sepse pas largimit të rrezikut, trupi rifiton barazpeshën e tij.

Situata komplikohet kur stresi e mban trupin në gjendje alarmi për një kohë të gjatë p.sh gjatë ngarkesave fizike dhe psikologjike siç janë ato që kanë të bëjnë me raportet në çift, problem në familje, në vendin e punës etj. Në këto raste trupi ynë “mësohet” me këtë gjendje alarmi, vlerat e adrenalines mbeten të larta dhe një kaos hormonal merr udhë. Si pasojë organizmi mund të përballet me probleme të shumta si sasi të larta të sheqerit në gjak, tension të lartë, lodhje, stërmundim të gjendrës mbiveshkore (prodhuesja e një seri hormonesh) dhe shtim në peshë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top