Reperi i njohur dhe bashkëshorti i Kim Kardashian ka anuluar koncertet pas shtrimit të menjëhershëm në spital për arsye shëndetësore. Siç bëjnë me dije mediat ndërkombëtare, Kanye West është shtruar kundër dëshirës së tij në një spital në Los Angeles. Kjo situatë ka ndodhur pak orë pasi ka ndërprerë 21 koncertet e turit të titulluar “Saint Pablo Tour”, nisur gushtin që lamë pas.
Në 19 nëntor reperi ishte në skenën e Sacramentos, dhe gjysmë orë pas fillimit të koncertit, ka braktisur skenën dhe nuk është kthyer më. Një ditë më pas, ka anuluar koncertin në Los Angeles. Sipas vjehrrës së tij: “Kanye është i ezauruar”, duke u përpjekur kështu të ndalojë thashethemet mediatike.
Siç bën me dije sajti Tmz, reperi është shtruar për probleme stresi dhe diagnozën e burnout, pasi policia e Los Angeles iu shfaq në shtëpinë e trajnerit të tij, Harley Pasternak, pas një thirrjeje nga ana e tij për urgjencë të rastit. Kanye West iu nënshtrua më tej një ekzaminimi psikiatrik.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.