A e dini se edhe stresi psikofizik është vendimtar në shtimin e centimetrave në perimetrin tuaj. Të flesh gjumë disa ditë pak, e disa të tjera më shumë, të mos hash paradite ose të shmangëshngrënien e mëngjesit, të stresoheni shumë, janë të gjitha elemente që lidhen me hiperprodhimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili influencon në akumulimin e yndyrnave në bark.
Për të luftuar këtë problem me stresin dhe me mbipeshën ndiqni këtë model diete:
Mëngjesi: 250 ml qumësht i skremuar; kafe; një fetë buke integrale me 2 – 3 lugë çaji mjaltë ose marmalatë
Paradite: një kos me yndyrë 0,1 % me fruta, ose një racion sallatë frutash
Dreka: 80 g oriz me perime ose spinaq (me ton + vezë të zier); 150 g mish ose 200 g peshk, ose vezë (maksimumi 4 në javë); perime të stinës me vaj ulliri; një frut i stinës
Pasdite: një lëng portokalli
Darka: 150 g mish ose 200 g peshk, ose 2 vezë (maksimumi 4 në javë); jeshilllëqe të stinës me vaj ulliri; 50 g bukë integrale; një frut i stinës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.