I gjithë faji i mbetet kortizolit, hormonit që në fakt është fjala kyçe e sezonit.
Pavarësisht ditëve të gjata, pushimeve dhe udhëtimeve, por sidomos kur rriten temperaturat, në verë stresi arrin maksimumin e tij. Niveli i kortizolit shtohet në qarkullimin e gjakut duke shtuar stresin, dhe duke u shndërruar në një tendencë të stinës. Këtë e kanë shpjeguar në takimin e shoqërisë amerikane, kërkuesit fiziologë polakë të universitetit Poznan.
Kortizoli përmbush funksione të rëndësishme, siç është ai i rregullimit të nivelit të sheqerit, kripës dhe lëngjeve, të zvogëlojë inflamacionin dhe të kontribuojë në mirëqenien e përgjithshme. Në veçanti, kortizoli është më i lartë në mëngjes, por pastaj bie gjatë ditës dhe arrin minimumin në mbrëmje, në mënyrë që të ruajë ciklet e gjumit, edhe pse mund të ndodhë që sëmundjet, mungesa e gjumit dhe disa ilaçe të ndikojnë dhe të ndryshojnë më shumë se normalitetin e organizmit.
Tanimë kërkuesit, ndjekur nga Dominika Kanikowska, kanë zbuluar se përveç luhatjeve të përditshme, kortizoli, hormoni i stresit, ka një trend sezonal në verë. Përfundim nga i cili u arrit të vëzhgohej për dy ditë në dimër dhe dy ditë në verë, tek një grup studentësh mjekësorë, të cilëve iu morën mostrat e pështymës çdo dy orë brenda 24 orëve, për të matur nivelet e kortizolit dhe shënuesit e inflamacionit.
Vullnetarët, gjatë çdo sesioni provimesh, iu përgjigjën gjithashtu një pyetësori për mënyrën e jetesës së tyre, në veçanti për zakonet rreth gjumit, ngrënies dhe ushtrimeve fizike. Kështu u konkludua që hormoni i stresit është i pranishëm në sasi më të mëdha në verë, ndërkohë që nivelet e inflamacionit nuk ndryshojnë ndjeshëm në krahasim me dimrin.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ansa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.