Këshilla & Arsye

August 16, 2018 | 12:31

Stresi shkaktar i problemeve të dhëmbëve

Mbase duket e pabesueshme, aq më tepër në kontekstin e listës gjithnjë e më të gjatë të sëmundjeve për të cilat shkaktar është stresi, por edhe shumë problemeve stomatologjike të shkaktuara nga nervozizmi dhe stresi. Ekzistojnë disa nga problemet më të shpeshta me dhëmbët, për të cilat rrallë mendohet që kanë lidhje me gjendjen psikike të pacientit.

Kërcëllitja e dhëmbëve

Më së shpeshti kërcëllitja ndodh pa vetëdije dhe gjatë gjumit. Nëse vëreni që dhëmbët po bëhen gjithnjë e më të shkurtër dhe “të tejdukshëm” në vende të caktuara, me siguri është e nevojshme goma e cila pengon kërcëllitjen.

Kafshoni pjesën e brendshme të faqes

Për disa njerëz kjo shprehi është e zhvilluar si mënyrë për t’u përballur me stresin. Akupunktura apo hipnoza janë trajtime, të cilat mund të përdoren për eliminimin dhe pengimin e kësaj shprehie.

Gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve

Kjo me siguri është shenjë e sëmundjes së mishit të dhëmbëve (gingivitis apo periodontoza), e cila është shkaktuar apo përkeqësuar nga stresi. Infeksione të shpeshta orale? Edhe në këtë rast stresi mund të jetë shkaktar sepse pengon trupin që të luftojë kundër infeksioneve. Në këtë rast mund t’iu ndihmojnë antibiotikët.

Dhembja në nyja të nofullave

Në disa raste nevojitet trajtimi i nofullës, siç mund të jenë splinti special apo botoksi, në mënyrë që muskuli të lirohet.

Problemi me kanalet në rrënjët e dhëmbëve

Edhe në këtë rast stresi është shkaktar, sepse ky problem shfaqet shpesh te njerëzit, të cilët kërcëllijnë dhëmbët dhe të cilëve nervat e dhëmbëve u janë ekspozuar. Pastrimi i kanaleve është i obligueshëm.

Era e keqe

Thartirat e stomakut mund të grumbullohen kur jeni vazhdimisht nën stres dhe çojnë deri te refluksi, i cili shkakton erën e keqe.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top