Një gjendje shumë e fortë stresi mund të zvogëlojë aftësinë e memories që gjenerohet në zonën e sistemit lambik të trurit. Ky është përfundimi që ka nxjerrë një grup kërkuesish në Qendrën e Neurobiologjisë në Gjermani. Studiuesit e këtij kërkimi kanë analizuar aftësinë e memories të shumë pacientëve, si gjatë kohës kur ata kanë përjetuar stres, ashtu edhe në periudha kur kanë qenë më të qetë për 23 javë. Në përfundim të këtij studimi ka rezultuar se, gjatë periudhës që kishin stres, truri i tyre pësonte ndryshim dhe ndikonte që të mos kujtonin ndodhi të atyre ditëve apo të kishin kujtime të vagullta. Megjithatë, edhe pas këtij studimi ende nuk është zbuluar shkaku i vërtetë që lidhet me memorien dhe stresin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.