Në fokus

January 5, 2017 | 11:00

Stresi traumatik ndikon ndryshe në trurin e djemve dhe vajzave

Sipas një studimi, bazuar në skanimin e trurit, stresi traumatik ndikon ndryshe në trurin e djemve adoleshentë dhe ndryshe në atë të vajzave.

1

Në mesin e të rinjve me çrregullime të stresit post-traumatik (PTSD), studimi gjeti dallime strukturore ndërmjet sekseve në një pjesë të ‘insula’, rajonit të trurit që kap sinjalet e trupit dhe përpunon emocionet dhe empatinë apo dhembshurinë. Insula ndihmon për të koordinuar ndjenjat, veprimet dhe disa funksione të tjera të trurit.

Në mesin e të rinjve, të cilët janë të ekspozuar ndaj stresit traumatik, jo të gjithë mund të zhvillojnë PTSD.

Njerëzit me PTSD mund të përjetojnë parafytyrim të ngjarjeve traumatike; zakonisht shmangin vendet, njerëzit dhe gjërat që ju kujtojnë traumën dhe mund të vuajnë një sërë çrregullimesh të tjera, duke përfshirë tërheqjen sociale dhe vështirësi për të fjetur ose për t’u përqëndruar.

Studimet e mëparshme kishin treguar se vajzat, që kishin përjetuar trauma kishin më shumë gjasa për të zhvilluar PTSD sesa djemtë, por shkencëtarët nuk ishin në gjendje për të përcaktuar pse-në.

Ky studim i bazuar në skanimin e trurit, tregoi që tek vajzat e traumatizuara insula është më e vogël. Këto gjetje gjithashtu sugjerojnë se stresi traumatik mund të kontribuojë për të përshpejtuar plakjen e cortekstit të insulës tek vajzat që zhvillojnë PTSD, ndërkohë që studime të tjera kanë sugjeruar se nivelet e larta të stresit mund të kontribuojë në fillimin më të hershëm të pubertetit tek vajzat.

Gjetjet u vijnë në ndihmë klinicistëve, për të marrë në konsideratë dallimet seksuale kur punojnë me të rinj të traumatizuar, pasi ato sugjerojnë se është e mundur që djemtë dhe vajzat të shfaqin simptoma të ndryshme rreth traumave. Duke kuptuar mënyrën se si përjetimet e emocioneve të traumës dallojnë mes gjinive, ata të mund të ofrojnë trajtime të ndryshme tek klientët në bazë të gjinisë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top