Stresi është problem shumë i zakonshëm që shumica prej nesh e përjetojmë në ndonjë fazë të jetës, por, përveç se ndikon në shëndetin mendor, stresi mund të ketë ndikim të dukshëm edhe në jetën seksuale.
Qoftë nëse keni stres si pasojë e një dite të vështirë në punë, po i afroheni ndonjë provimi të rëndësishëm apo jeni duke u përballur me realitetet e jetës familjare, stresi është një nga vrasësit më të mëdhenj të libidosë. Sipas një anketimi të fundit, rezulton se stresi mund t’jua shuaj dëshirën për marrëdhënie intime.
Ekspertët thonë se për shumicën e njerëzve që janë të zënë duke u marrë me përgjegjësi të shumta stresuese, marrëdhënia nuk është fare në agjendë. Në mënyrë që seksi të shijohet në maksimum, është shumë e rëndësishme të jeni të relaksuar – gjë të cilën stresi nuk ua mundëson.
Për të gjithë ata që kanë stres, ekspertët rekomandojnë të bëni ushtrime të frymëmarrjes ose meditim në mënyrë që të relaksoheni dhe rrjedhimisht të interesoheni më shumë për marrëdhënie intime dhe të kënaqeni më shumë.
Burimi / Telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.