Strijat janë një nga problemet më të shpeshta të lëkurës. Shfaqja e tyre tregon se ka mungesë kolagjeni, i cili e mban lëkurën elastike. Kur humb elasticiteti shfaqen këto shenja.
Arsyet e shfaqjes së strijave janë:
Shtim ose humbje e menjëhershme peshe;
Shtatzënia
Ushtrimi intensiv në palestër;
Operacioni plastik i gjirit;
Sasi e lartë e steroideve;
Sindroma Marfan, sëmundje e lëkurës që dobëson fibrat.
Produktet që ndihmojnë lehtësimin e strijave, por nuk i zhdukin ato:
Kremra që përmbajnë tretinoin;
Nxitësit e prodhimit të kolagjenit;
Centella aziatike, vaji bimor i një bime të ngjashme me menten
Vaji i bajameve të hidhura;
Gjalpë kakao, gjalpë shea, vaj ulliri dhe vitaminë E.
Procedurat estetike për zhdukjen e tyre:
Trajtimet me lazer, që përdorin dritën për zhdukjen e tyre;
Mikrodermabrasioni përdor kristale të vogla për të fërkuar shtresën e sipërme të lëkurës suaj;
Kirurgjia kozmetike, që heq një pjesë të lëkurës që ka shenja.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.