Në fokus

December 2, 2016 | 8:30

Studentët australianë sfidojnë “shqiptarin më të urryer”, Martin Shkrelin

Martin Shkreli, shqiptari  më i urryer në SHBA, pasi rriti çmimin e ilaçit “Daraprim” nga 13 dollarë në 750 dollarë, është sfiduar nga një grup studentësh australianë.

Martin Shkreli

Martin Shkreli

Ilaçi që shërben në trajtimin e sëmundjeve si malaria apo virusit HIV, ka në bazë të tij pirimethaminë. Studentët australianë kanë prodhuar 3.7 gramë të këtij përbërësi për vetëm 20 dollarë. E njëjta sasi e këtij ilaçi në SHBA kushton 110 dollarë.

1

Grupi prej 17 studentësh thotë se nuk ishte edhe aq e vështirë, vetëm se puna kërkonte përkushtim dhe kohë. Profesori mbikëqyrës Dr. Malcolm Binns u shpreh i lumtur për rezultatin dhe maksimalisht i kënaqur nga studentët e tij.

1

Studentët thanë se arsyeja kryesore përse e bënë eksperimentin që zgjati gati një vit, ishte për të nxjerrë në pah koston e lartë të ilaçit në SHBA, gjë e cila bëri që shumë pacientë të mos e blinin dot, edhe pse u nevojitej.

“Daraprim” është krijuar në vitet 1950. Shkreli thuajse një vit më parë mori ekskluzivitetin e këtij ilaçi. Vendimin për rritjen e kostos njeriu më i urryer në botë e justifikoi me faktin se ai është një ilaç shumë i specializuar. Shkreli u arrestua në dhjetor, pas dyshimeve për mashtrim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top