Në fokus

November 26, 2018 | 10:43

Studentët e ‘Luarasit’ bëhen bashkë, për të ndihmuar familjet në nevojë

Studentët e senatit të universitetit ‘Luarasi’ zgjodhën të ndihmonin një familje në kushte ekstreme jetese me veshje, ushqime e shumë dashuri. Nën moton “Ne jemi të vegjël, por së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha” senati akademik i Luarasit, nën praninë e pedagogëve dhuruan shumë buzëqeshje e lumturi për familjen Qefaliu në zonën e Paskuqanit. Klubi i Vullnetarëve në universitetin Luarasi do të vijojë nismën e tij për të qenë pranë familjeve në nevojë.

Nëpërmjet një akti bamirësie, studentët e senatit të universitetit “Luarasi” dhanë kontributin e tyre për një familje në nevojë në zonën e Paskuqanit në kryeqytet. “Ne jemi të vegjël, por së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”. Nën këtë moto, senati akademik i Luarasit, nën praninë e pedagogëve zgjodhën të ndihmonin me veshje, ushqime e shumë dashuri familjen që jeton në kushte ekstreme jetese. Me lot në sy, nëna e familjes Qefaliu falënderoi studentët e Luarasit për gjestin human.

Studentët e universitetit “Luarasi” kishin përgatitur edhe një dhuratë për djalin e familjes Qefaliu. Më tej, pedagogu në Fakultetin e Drejtësisë, Lisien Damini i ka premtuar 13 vjeçarit që pas disa vitesh, mund të bëhet pjesë e Luarasit nëpërmjet bursave të nevojës që ky universitet ofron për shtresat në nevojë.

Pedagogu Fabian Pjetri i ka uruar shërim të shpejtë kryefamiljarit dhe ka theksuar se do të rikthehen sërish te kjo familje për ta ndihmuar. Klubi i Vullnetarëve në universitetin ‘Luarasi’ do të vijojë nismën e tij për të qenë pranë familjeve në nevojë. Studentët e Luarasit i bëjnë thirrje të gjithëve që kanë mundësi që të ndihmojnë sadopak këtë kategori të shoqërisë.

Në muajin dhjetor, studentët e universitetit ‘Luarasi’ kanë planifikuar të organizojnë një aktivitet bamirësie për të dhënë kontributin e tyre për familjet në nevojë.

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top