Nga Aurora Golemi, gazetare News24
Një ndër ofruesit më të rëndësishëm të shërbimeve shëndetësore në Gjermani prej gati një shekulli “Klinika e mirënjohur “Michels Kliniken” ka nënshkruar një marrëveshje me Fakultetin e Shkencave Mjekësore ne universitetin “Luarasi”. Drejtuesit e Universitetit “Luarasi” rektori Prof. Et’hem Ruka dhe dekani fakultetit të shkencave mjekësore Prof. Petrit Bara, thanë se studentët e infermierisë do të kryejnë praktikat pranë “Michels Kliniken” në Gjermani. Sipas tyre kjo është një mundësi shumë e rrallë dhe mjaft frytdhënëse për të ardhmen e tyre. Pasi të kryejnë specializimin, drejtuesit e “Luarasit” u bënë thirrje studentëve të kontribuojnë në Atdhe.
Dy vëllezërit gjermanë të cilët drejtojnë rrjetin e klinikave “Michels Kliniken” me mbi 3000 personel shëndetësor dhe 3800 shtretër të shpërndarë në disa qytete të Gjermanisë njëzëri thanë se i mirëpresin studentët që kërkojnë te punojnë muajt e verës në klinikat e tyre. Avantazh është që shpenzimet janë të mbuluara nga pala gjermane.
Studentët që do të kryejnë praktikat klinike në Gjermani do u sigurohet vizë punë, akomodim dhe ushqim falas si dhe një pagë e kënaqshme. Por kjo ndodh pasi të kenë përvetësuar nivelin B1 të gjuhës gjermane.
“Ne trajtojmë pacientë në neurologji në ortopedi, në kardiologji dhe fizioterapi. E dimë që ju jeni studentë të vitit të dytë për infermieri. E dimë që shumë mjekë dhe infermierë shqiptarë punojnë në Gjermani, ne duam tu japim një mundësi të re, ne duam që studentët të mësojnë gjermanishten dhe ne t’u paguajmë.
Ky është ndryshimi që ne ofrojmë për universiteti tuaj. Ne gjetëm këtu një qendër ku mësohet gjuha gjermane, është mundësi që teksa studioni këtu të fitoni të ardhura për veten tuaj. Gjithë trajnimi ynë është falas, pasi të mbaroni trajnimin keni mundësi për të gjetur një punë shumë të mirë. Trajnimi zgjat 8 javë dhe në verë ne do ta finalizojmë së bashku me “Luarasin”. Të gjitha shpenzimet janë të hequra për ju. Ky është plani ynë konkret”, tha Kurt-Josef Michels, CEO i “Michels Kliniken”.
“Ne përfaqësojmë një ndër klinikat më të mëdha në Gjermani. Kemi mbi 3800 krevate, ne bëjmë rehabilitimin mjekësor të pacientëve, kemi hapur shumë klinika së fundmi edhe në veri të vendit. Ne kemi mbi 3000 personel mjekësor, punojmë të gjithë si një skuadër. Çdo ditë përkujdesemi maksimalisht për njerëzit tanë. Ne e bëjmë pasi duam më të mirën për shëndetin e njerëzve, duam që studentët shqiptarë që marrim nëpër rrjetin tonë të klinikave t’i rikthejmë në vendin e tyre pasi marrin trajnimin më ekselent të mundshëm prandaj ne erdhëm këtu dhe nënshkruam këtë marrëveshje. Jemi të lumtur që do rikthehemi në Berlin me këtë marrëveshje që arritëm”, u shpreh para studentëve Kai-Uwe Michels , CEO i “Michels Kliniken”.
Universiteti “Luarasi” është institucioni i vetëm i arsimit privat i përzgjedhur “Michels Kliniken” për këtë bashkëpunim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.