Mbrëmjen e së shtunës, qindra të rinj nxituan të shkonin në zonën më të populluar të jetës së natës në Seoul për të festuar Halloween-in mes miqsh, por ndodhi e paimagjinueshme…
Turma sa vinte e shtohej dhe bashkë me të edhe paniku i të rinjve të cilët e kishin gjithnjë e më të vështirë të merrnin frymë dhe të lëviznin për të dalë nga ajo zonë. Rreth 154 veta humbën jetën dhe qindra të tjerë janë të lënduar. Ndërkohë që vendi është në zi kombëtare, autoritetet po përpiqen të zbulojnë përmes një hetimi të menjëhershëm sesi ajo që supozohej të ishte një festë përfundoi në një ngjarje të tmerrshme.
Një studente shqiptare, Antonela Hilaj e cila jeton në Korenë e Jugut mëngjesin e sotëm tregoi ekskluzivisht për “Goodmorning Albania” në Euronews.al detaje nga tmerri i përjetuar atje. Ajo tha se teksa shihte videot fillimisht nëpër rrjete sociale e mendoi si një shaka për Halloëeen dhe duhet të kalonte thuajse 1 orë që të sqarohej ç’po ndodhte vërtetë. Studentja tha se shkak i nisjes së shtyrjes së turmës ishte përhapja e fjalës së në një nga klabet e zonës ishin 2 personazhe shumë të famshëm (Youtube-r).
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.