A e dini se kur është mosha që shpenzoni më së shumti para? Studimi i fundit tregon se njerëzit janë më të prirë që të shpenzojnë më shumë para, në moshën 31 vjeçare. Ky studim u krye nga kompania ClearScore, e cila kishte anketuar tre mijë klientë të saj lidhur me shpenzimet e tyre.
Ata arritën në përfundim se personat në moshën 31-vjeçare shpenzonin rreth 60 mijë dollarë vetëm në atë vit.
Mos mendoni se 31-vjeçarët shpenzojnë vetëm për qejf… Jo, jo! Ky vit del të jetë i mbushur me ngjarje të kushtueshme dhe të veçanta që kërkojnë shpenzime të konsiderueshme parash, si martesa, blerja e një shtëpie, lindja e një foshnje.
Burimi / http://www.gsh.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.