Është periudha më e bukur e vitit, por nuk do të jetë më e tillë nëse ju ndaheni nga partneri pak para Krishtlindjes. Sipas studimeve britanike, rezulton se çiftet janë më tepër të pritur për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre deri më 6 dhjetor, e nëse nuk ndodh në këtë datë… atëherë mund të ndodhë vetëm pas janarit e në vijim.
Sezoni i festave është i mbushur me emocione, por shpesh herë edhe me debate mes çifteve, e kjo natyrshëm pas stresit që përjetohet gjatë përgatitjeve festive, dhuratat për të afërmit, vizitat tek të familjarët, e kështu me radhë.
Sipas një sondazhi të bërë nga Hillarys.co.uk, rezultoi se data 6 dhjetor ishte më e “votuara” për tu ndarë, ndërsa personat e marrë në pyetje thanë se pas kësaj datë “është e dhimbshme t’i japësh duart tjetrit”.
E sa u përket arsyeve që ata jepnin për një vendim të tillë, më shumti lidhej me faktin se pasioni mes tyre ishte shuar e kjo binte më tepër në sy këtë muaj festiv, por mes arsyeve u renditën edhe ato për tradhti, gjendja ekonomike dhe stresi i festive.
Burimi / tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.