Studim

April 27, 2019 | 8:32

Studim / 80% e femrave kanë vetëvlerësim të ulët

Më shumë se gjysma e vajzave dhe grave kanë vetëvlerësim mesatar ose të ulët. Ndërsa rreth 80% e tyre nisur nga kjo konsideratë e ulët që kanë për trupin e tyre i pengon të kryejnë edhe kontrollet rutinë klinike, duke vënë në rrezik edhe shëndetin.

Statistikat mbërrijnë nga raporti i fundit që ka arritur 35 milionë të rinj në 140 vende të botës dhe është prezantuar në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara. Ndër shkaqet kryesore për këtë fenomen shqetësues janë presioni i lartë social kundrejt idealeve të parealizueshme të perfeksionit.

Shumica e vajzave shprehen se përpiqen dhe lodhen që të duken gjithnjë bukur, të tregojnë se janë të pagabueshme dhe të fshehin dobësitë. Ekspertët thonë se rol në këtë luajnë edhe mediat e modelet e servirura, duke ofruar shpesh një ideal bukurie që mund të bëhet i prekshëm nga të gjithë. Mirëpo konfrontimi me këto modele rrit presionin dhe ndikon në një frymë më të madhe pakënaqësie.

Ky studim është mjaft i rëndësishëm dhe shumë vende si SHBA, Kanadaja, Franca dhe Italia kanë vendosur ta fusin si workshop në shkolla, në mënyrë që brezat e rinj të edukohen me këto shqetësime të shoqërisë bashkëkohore, me qëllim që të kuptojnë dhe të respektojnë më tepër veten e tyre. Vetëvlerësimi është element thelbësor i mirëqenies psiko-sociale të njeriut dhe ka rol kryesor në ndërtimin e marrëdhënieve pozitive jo vetëm me imazhin personal, por edhe me të tjerët.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top