Studim

February 24, 2018 | 12:26

Studim / Aciditeti i çajit të frutave shkakton rënien e dhëmbëve

Pirja e pijeve me aciditet siç janë çaji i frutave dhe uji i aromatizuar ndikon në dëmtimin e smaltit dhe rënien e dhëmbit, këtë gjë treguan studimet më të fundit të shkencëtarëve.

Ekipi i King’s College në Londër gjeti se pirja e tyre midis vakteve dhe shijimi për një kohë të gjatë rriti rrezikun e erozionit të dhëmbëve nga acidi.

Hulumtimi i British Dental Journal, studioi dietat e 300 njerëzve me erozion të rëndë të veshjeve të dhëmbëve.

Ai tha se ndërkohë që njerëzit filluan të hanë më shumë problemi pësoi rritje.

Frutat e shtrydhura, çaji i frutave, pijet distike, pijet me sheqer dhe uji i aromatizuar, janë të gjitha pije me aciditet dhe që shkaktojnë shkatërrim të dhëmbëve, thanë hulumtuesit.

Dhe pirja  vazhdimisht apo mbajtja e këtyre pijeve në gojë përpara gëlltitjes, rrit rrezikun e erozionit të dhëmbëve.

Dr Saoirse O’Toole, autori i studimit, nga Instituti i Stomatologjisë në Londër, tha: “Nëse pini gjëra për një periudhë të gjatë kohe, më shumë se pesë minuta ose nëse luani me gjëra në gojën tuaj ose nëse jeni duke mbajtur në gojë fruta për disa minuta në vend që t’i hani ato si një frut i tërë – këto janë gjëra që dëmtojnë me të vërtetë dhëmbët tuaj.

“Nëse do të keni një mollë si një meze të lehtë në mesditë, atëherë përpiquni të mos keni asgjë me aciditet më vonë, në mbrëmje.

“Nëse do të pini një gotë verë në mbrëmje, atëherë nuk duhet të konsumoni çajin e frutave në mëngjes.

“Thjesht balanconi gjërat në dietën tuaj”.

Studiuesit zbuluan se njerëzit që kishin pije të tilla si uji me një fetë me limon ose çaj të nxehtë me fruta dy herë në ditë midis vakteve kishin 11 herë më shumë gjasa që të prekeshin nga erozioni i moderuar ose i rëndë i dhëmbëve.

 Por kjo shifër u përgjysmua kur pijet u morën me vakte.

Pijet e buta pa sheqerna ishin aq erozive sa ato të sheqerit, tha raporti. Edhe uthulla dhe turshit mund të çojnë në erozion të dhëmbëve.

Cilat pije janë acidike?

Alkool

Çaj frutash

Uji i aromatizuar

Frutat e shtrydhura

Pijet diete

Pijet e ëmbla

Cilat nuk janë?

Ujë

Çaj

Kafe

Qumësht

Ujë me gaz

Russ Ladwa, i cili kryeson komitetin e shëndetit dhe shkencës të Shoqatës Britanike të Stomatologjisë, për pijet acidike tha: “Marrja e tyre me një vakt ndihmon për të minimizuar dëmin, sepse përtypja e ushqimit rrit prodhimin e pështymës, e cila është alkalike dhe vepron si  tampon për të holluar acidin në ushqime dhe pije.

“Ne do të nxisim ndalimin e pijeve, duke mos i konsumuar ato në periudha të gjata dhe të kufizojmë pijet e buta gjatë vakteve të ushqimit.

Dhe duke përdorur një pipëz ju shmangni kontaktin e aciditetit të pijeve me dhëmbët.

Ladwa shtoi se ishte një ide e mirë konsumimi i ujit, pijeve ushqyese si qumështi dhe ushqimi neutralizues si djathi pas ushqimit ose pijeve me aciditet.

Erozioni i dhëmbëve – faktet

Është humbje progresive e substancës së fortë të një dhëmbi nga proceset kimike që nuk përfshijnë veprim bakterial

Aciditeti i ushqimit ose i pijeve është kritik në vend të përmbajtjes së sheqerit (bakteret, së bashku me sheqerin, shkaktojnë prishjen e dhëmbëve dhe jo erozionin)

Ushqimi, zgjedhja e jetesës, mjedisi dhe në disa raste mjekimi mund të rrisin rrezikun

Përdorimi i pastave të fluorit ose shpëlarje dhe modifikimi i dietës tuaj mund të zvogëlojë rrezikun e erozionit

Hulumtimet e fundit tregojnë se shumica e fëmijëve dhe adoleshentëve në Britani kanë humbje të dhëmbit për shkak të erozionit dentar.

Gjithashtu, ajo njihet si një shkak i madh i dëmtimit të dhëmbëve në gjeneratat e vjetra.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.bbc.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top