Për ata të cilët mëngjesi nuk është i kompletuar pa një filxhan kafe (ose dy apo tri), kemi një lajm të mirë: tashmë edhe një studim tjetër tregon se ky zakon mund të jetë i shëndetshëm për ju.
Një studim i publikuar në “Journal of the american medical Association” ka dhënë më shumë dëshmi se konsumimi i kafesë mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, e veçanërisht për jetëgjatësi.
Hulumtuesit kanë analizuar më shumë se 500,000 njerëz mes moshave 38 dhe 73 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, 380,000 prej të cilëve kanë qenë konsumues të kafesë. Objektivi i tyre ka qenë të studiohet lidhja mes konsumimit të kafesë dhe shkallës së vdekjes bazuar në atë se sa mirë e absorbon trupi kafeinën.
Rezultatet i kanë befasuar edhe adhuruesit më të mëdhenj të kafesë: ata kanë zbuluar se kafja është e ndërlidhur mjaft ngushtë me shkallën e vdekjes te njerëzit që pinë 1 deri në 8 ose më shumë kafe në ditë. Veç kësaj, kafja mund të jetë e mirë edhe për lëkurën.
Edhe në muajin dhjetor, një studim i publikuar në JAMA ka zbuluar se ata që pinë 4 kafe në ditë janë më pak të prirë të vuajnë nga zmadhimi i enëve të gjakut në fytyrë.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.